1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

061210 Polen Deutschland

11 Dhjetor 2010

Si duket në të vërtetë larg debateve të mëdha politike, jeta e përditshme në rajonin kufitar gjermano-polak, tani gjashtë vjet pas zgjerimit të BE-së në lindje dhe dy vjet pas zgjerimit të hapësirës Shengen?

https://p.dw.com/p/QVtm
Familje polake në Löcknitz
Familje polake në LöcknitzFotografi: DW

Nga kryqëzimi i autostradës Uckermark udhëtimi bëhet aventuresk. Rruga për në Löcknitz ka mbetur që nga koha e RDGJ-së, makina dridhet e rrapëllin, një sfidë e vërtetë për amortizatorët. Daljet nga autostrada janë gjithnjë e më të rralla, zona është shumë pak e populluar, disa shtëpi në fshatra janë boshatisur dhe duke u shkatërruar ngadalë. Ndërkohë që banorët e kësaj zone largohen për në vende të tjera për të kërkuar punë fqinjët polakë shpërngulen pikërisht në këtë zonë.

"Ka shkaqe të ndryshme, një prej tyre është se çmimet e parcelave janë shumë më të lira se sa në anën polake, disa duan të jetojnë në një rrethinë të tillë të qetë e jo në qytete të mëdha por megjithatë duan ta kenë një qytet të madh afër. Ky rajon e foron këtë mundësi. Stettini ndodhet vetëm 15-20 kilometra larg prej këtij vendi ku ndodhemi tani. Ka shumë arsye të tjera, secila familje ka historinë e saj."

Gjimnaz polako- gjerman në Löcknitz
Gjimnaz polako- gjerman në LöcknitzFotografi: DW-TV

Konrad Modrzejewski, punon në adminstratën komunale për çështje banesore në Löcknitz. Ai është përgjegjës për klientët polakë. 29 vjeçari Konrad Modrzejewski ka qenë fëmijë i rajonit kufitar. I rritur në Stettinin polak ai ndjek mësimet në gjimnazin gjermano-polak në Löckintz, më vonë ai vazhdon shkollimin për shitës të pasurive të patundshme. E shoqaj e Konradit punon si shitëse në Stettin. Së bashku ata jetojnë në anën gjermane, në një fshat në afërsi të Löknitzit. Një shtëpizë e rehatshme në fshat, e rinovuar me shumë dashuri, me pllaka të lëmuara të dyshemesë, laminat ngjyrë lafe dhe një oxhak modern i cili të ofron një mikpritje të ngrohtë.

"Shtëpitë të cilat në Gjermani nuk ia vlen më t'i rinovosh, rinovohen nga vetë qytetarët polakë. Ata shpesh nuk paguajnë për këtë firmat por të gjitha punët i kryejën vetë familjarisht prandaj për qytetarët polakë ia vlen të blejnë një shtëpi për 20.000 apo 30.000 euro dhe ta renovojnë atë."

Në këtë mënyrë një rajon i harruar gjerman kthehet një një rrip të majmë gjermano-polak përreth Stettinit polak. Në qytetin më të madh të Pomeranisë Perënidmore jetojnë rreth 400 mijë njerëz, parcelat atje kushtojnë gati dyfishi më shumë se sa në anën gjermane. Kush ëndërron të ketë një shtëpi të veten atëherë i kthe sytë nga Löcknitzi me rrethinë. Kjo vlen edhe për ndërmarrjet. Firma polake "Fleischmannschaft" përshembull ka kërkuar urgjetisht hapjen e një dege përfaqësimi në Gjermani në mënyrë që të furnizojë më mirë me mallrat e saj konsumatorët gjermanë.

"Çmimet e trojeve këtu në rajon janë shumë herë më të lira se sa në Poloni. Më herët një gjë e tillë nuk kemi mundur as ta parafytyrojmë por tani është kështu. Edhe pagat sa vjen e barazohen kështu që ne nuk na kushton më shumë edhe nëse punësojmë punëtorë gjermanë", thotë Marcin Baryliszyn (sprich: Martschin Barilischin), drejtor i „Fleischmannschaft“ në Löcknitz. Tre nga tetë bashkëpuntorët e tij janë gjermanë.

Shkolla në Löcknitz
Shkolla në LöcknitzFotografi: Zbigniew Plesner

Sebastian Gänz është njëri prej tyre. Ai ka ndërruar deri tani shumë punë dhe tani është i shumë i kënaqur me punëdhënësin e ri: "Gruas sime dhe djalit tim u pëlqeu shumë që të vijmë në Löknitz, të fitojmë para, të pagohem nga zyra për punësim, çfarë mund të ndodhë më mirë. Sot është shumë me rëndësi që të kesh një punë, që të shkosh në punë dhe kolegët e punës ndërkohë flasin të gjithë gjermanisht, herë pas here ndonjë gjë duhet ta sqarojmë në anglisht përndryshe nuk ka asnjë problem. Njeriu mund të punojë me polakët po aq mirë sa me gjermanët."

29 vjeçari Sebastian Genz, nuk pajtohet me ata që thonë në Löcknitz se polakët e shpërngulur në rrethinë po u zënë atyre vendet e punës.

Autor: Nadine Wojcik/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama