1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca Kampion Bote 2018

15 Korrik 2018

Franca siguroi titullin kampion bote nё Botёrorin 2018 nё Rusi. Nё njё finale intensive "Equipe Tricolore" ia doli tё fitojё qartazi ndaj kroatёve luftarakё.

https://p.dw.com/p/31VFL
Russland WM 2018 Frankreich gegen Kroatien
Fotografi: Reuters/D. Martinez

Nё fund ata nuk pёrmbaheshin mё. Franca nё ndeshjen kundёr Kroacisё siguroi trofenё e dytё pas 1998 nё Kampionatin Botёror tё Futbollit nё stadiumin Lushinksi me rezultatin 4:2 (2:1).Sportdashёsit ndoqёn njё garё intensive mes dy ekipeve.

Francezёt reaguan si zakonisht defensiv

Nё fazёn e parё kroatёt provuan shansin e tyre nё ofensivё. Modric dhe  Co. i vendosёn nё fillim nёn presion francezёt duke mbrojtur anёt dhe duke shёnuar herёt golin e parё. Ekipi i trainerit Didier Deschamps reagoi si zakonisht nё shumё ndeshje tё tjera gjatё kёtij kampioanti. Francezёt u pёrpoqёn nё mbrojtje duke qendruar kompakt dhe duke reguar ndaj sulmeve tё kroatёve. 

Ekipi i trainerit Zlatko Dadic donte tё pengonte rёnien nё disavantazh.   Por  objektivin pas minutёs sё 19 pikёrisht Mario Mandzukic e shndёroi nё njё ad absurdum duke shёnuar njё autogol, qё ishte i pari i ndodhur ndonjёherё nё njё finale tё botёrorit.

Russland WM 2018 Frankreich gegen Kroatien
Fotografi: REUTERS

Perisic shёnon pёr barazim

Kroatёve u duhet njё kohё derisa ta kapёrdijnё kёtё goditje. Por mё pas sulmuan dhe pas minutёs sё 28 Ivan Perisic e gjuajti topin nё rrjetё nga distanca prej 15 metrash duke barazuar 1:1. Pas njё goditjeje kёndi topi i kёrcen Perisic nё trupin me duar tё shtrira. Gjyqtari Pitana e sheh kёtё skenё gjatё nga vidoja dhe vendos qё tё japё penallti. Griezmann e kthen penalltinё nё gol me njё gjuajtje tё qetё duke arritur rezultatin 2:1 pёr francezёt. Kroatёt bёnё shumё nё lojё, por nuk mundёn ta marrin veten si duhet pёr t'ia dalё mbanё. Ndonёse nё pjesёn e dytё kroatёt u futёn me vrull nё fushё francezёt shёnuan golin e tretё. Vetёm gjashtё minuta mё vonё Mbappé me njё goditje tё rafshёt nga 20 metra shёnoi duke i ngritur francezёt nё kuotёn e 4 golave kundrejt kroatёve vetёm me njё gol. Kroatёt sёrish patёn njё shans nё minutёn e 69 me golin e sulmuesit Mandzukic 2:4.

Gjithashu edhe nё minutёn e fundit kroatёt i provuan sёrish tё gjitha, por nuk mundёn tё shёnojnё mё.