1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frank Valter Shtajnmajer takon në Tripoli infermieret bullgare të dënuara me vdekje

11 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqki

Tripoli: BE ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pesë infermiereve bullgare të dënuara më vdekje. E gjitha Europa është solidarizuar me infermieret dhe mjekun palestinez gjithashtu i dënuar me vdekje, tha ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer pas takimit me të burgosurit në qytetin libian Benghasi. Infermieret dhe mjeku palestinez akuzohen se kanë infektuar 426 fëmijë qëllimisht me virusin e sidës. Sipas ekspertëve infektimi ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija higjienike në klinikat libiane.