1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fuçia e barutit PKK nuk është çaktivizuar ende - çështja e pazgjidhur kurde thellon dilemën e shtetit turk

Bahaddin Güngör 8 Tetor 2008

PKK ka dëshmuar sërish forcën e saj ushtarake dhe Turqia është akoma shumë larg nga një zgjidhjeje e çështjes së kurdëve. Tani do të ishte gabim ta ndaloje partinë kurde DTP.

https://p.dw.com/p/FVou
Flamuri i PKK-së
Flamuri i PKK-sëFotografi: AP

Me gjithë përpjekjet për pajtim të qeveritarëve turq në vitet e fundit fuqia e barutit PKK nuk është çaktivizuar. Në vendet evropiane si dhe në Turqi vetë përleshjet e armatosura ndërmjet ushtrisë turke dhe luftëtarëve të PKK-së merren parasysh, vetëm kur numri i të vdekurve arrin më shumë së dhjetë.Të premten e kaluar (3.10.) nga një sulm i PKK-së ndaj një poste të ushtrisë turke në male u vranë 15 ushtarë dhe 20 luftëtarë të PKK-së. Sërish zemërimi qe i madh nga Berlini në Bruksel deri në Uashington. Por thuajse për ditë vdesin njerëz që mbajnë ose uniformat e forcave turke të sigurisë ose të PKK-së.

Valë të re nacionalizmi pas sulmeve të PKK-së në Turqi

Në Turqi sulmet e fundit kanë shkaktuar një valë të re nacionalizmi. Shumë të fortë mund të ndjesh këtë në stadiumet turke të futbollit. Trishtimi dhe zemërimi i opinionit publik turk drejtohen edhe kundër udhëheqjes së vet politike dhe kundër ushtrisë. Përse postat kufitare nuk mund të mbrohen më mirë nga sulmet, pyesin me të drejtë njerëzit. Posta Aktütün në provincën Hakkari ishte sulmuar disa herë para sulmit të fundit të PKK-së.


Shteti turk ka dështuar një herë në vitet 80-të dhe 90-të në çështjen e kurdëve. Nga njëra anë ai e bënte PKK-në të parrezikshme si „ca banditë“, shumë shpesh grupi u shpall si i mundur ushtarakisht, sidomos që prej arrestimit të udhëheqësit të tij Abdullah ëcalan. Nga ana tjetër shteti për luftimin e PKK-së përdorte edhe mjete të papranueshme si tortura. Kësaj i shtohej edhe shtypja e shprehjes së mendimit të lirë dhe dyshimi i përgjithshëm kundër të gjithë kurdëve, se kanë të bëjnë me terroristët e PKK-së. Përpjekjet për të fituar besimin e kurdëve tek shteti turk nuk u bënë kurrë.

PKK-ja shfrytëzon vakumin e pushtetit në veri të Irakut

Ndërsa PKK rekrutoi kuadro të rinj nga rradhët e kurdëve të zhgënjyer dhe shfrytëzon prej dekadash vakumin e pushtetit në veri të Irakut, që është përsëri cak i sulmeve nga ajri dhe nga toka të ushtrisë turke. Të gjitha përpjekjet për bashkëpunim me kurdët e Irakut deri tani kanë dështuar dhe forcat ushtarake amerikane në Irak nuk janë në gjendje apo nuk kanë dëshirë, që të largojnë kampet e PKK-së nga afërsia e kufirit turk.

Më tepër vendosmëri nga Evropa

Politikanët evropianë do të bënin mirë, që të mos e klasifikonin PKK-në vetëm në letër si terroriste, por edhe të veprojnë në mënyrën përkatëse. PKK nuk përfaqëson kurdët turq dhe nuk është as përfaqësuesja e tyre politike. Parlamenti në Ankara nga ana e tij të mërkurën (8.10.) pritet të ngarkojë sërish forcat e armatosura që ta luftojnë PKK edhe përtej kufirit turk në Irakun e Veriut. Kundër kësaj do të votonin vetëm deputetët e DTP-së kurde. Do të ishte fatale, që ta ndalosh këtë parti si shumë të tjera paraardhëse të saj dhe biles të burgosësh për shumë vjet deputetët e DTP-së siç u burgosën në vitin 1994 ata të DEP-së së atëhershme. DTP-ja është e përfaqësuar në plenum me deputetë të zgjedhur. Për PKK-në luftojnë terroristë. Ajo do të përfitonte dhe do të fitonte legjitimitet të ri nga ky ndalim.