1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll

28 Maj 2009

Barcelona është kampioni i ri i Evropës

https://p.dw.com/p/HzEE
Pjesë nga ndeshja, 27 maj 2009Fotografi: AP

Kampioni spanjoll Barcelona është edhe kampioni i ri i Evropës. Në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar mbrëmë në Romë klubi katalunjas e mposhti me meritë Manchester Unitedin me rezultatin 2:0. Nga një gol për secilën pjesë, së pari Samuel Eto’o, e më pas Lionel Messi, bën që në Barcelonë dhjetëra mijëra tifozë deri në orët e vona të natës të festojnë fitoren e klubit të tyre.