1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Günther Verheugen për komisar të BE

28 Qershor 2004

Qeveria gjermane dëshiron që Günther Verheugen të vazhdojë të jetë komisar në BE. Ky politikan ka vlera të mëdha, thekson kancelari gjerman Gerhard Schrëder. Tani qeveria gjermane kërkon që Verheugen të bëhet komisari i BE për industrinë dhe ekonominë.

https://p.dw.com/p/Ar6K
Do të rrijë Günther Verheugen në Bruksel?
Do të rrijë Günther Verheugen në Bruksel?Fotografi: European Community, 2004

Qeveria gjermane kërkon që Günter Verheugen, i cili deri tani ishte komisari i BE për zgjerimin e BE, të mbetet komisar gjerman në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë federale, hans Langguth shpjegoi të hënën në Berlin:

"Günter Verheugen është një ndër komisarët më të fashmën të Këshillit Evropian. Puna e tij vlerësohet jo vetëm aty por madje edhe nga opozita në Gjermani. Qeveria gjermane do ta nominojë Verheugenin për postin e komisarit gjerman."

Kancelari gjerman Schrëder kish theksuar gjatë fundjavës se komisari gjerman Verheugen duhet të bëhet përgjegjës për cështjet e ekonomisë politike. Schrëder ka kohë që kërkon krijimin e një posti për një komisar special, i cili do të jetë përgjegjës për cështjet e ekonomisë dhe industrisë dhe në të njejtën kohë zëvendëspresident i Komisionit. Edhe partia opozitare CDU e pranon propozimin e Schrëderit, por ajo nuk dëshiron që Verheugeni të jetë kandidati gjerman për këtë post:

"Nuk mendoj se është me mend të vendosim kaq shpejt për dicka të tillë, sepse kështu nuk kemi mundësi të kërkojmë një njeri të aftë. Por është e drejtë se qeveria gjermane ka të drejtë të propozojë një komisar. Mbetet të presim se si do të reagojë Evropa ndaj këtij propozimi" - u shpreh Angel Merkel.

Merkel e kritikoi qeverinë, që nuk e përfshiu partinë kristian demokrate CDU në bisedimet mbi këtë cështje. Günter Verheugen ka bërë emër të mirë si komisar për zgjerimin e BE, pranon Merkel. Por sipas saj për këtë post nevojitet një ekspert i financave.

Ky vendim është një vendim politik, kundërshton zëdhënësi i qeverisë Langguth. Verheugen është një politikan i SPD-së dhe politolog. Qeveria gjermane, e cila pas zgjerimit të BE, nuk ka më të drejtë të emërojë dy komisarë, por vetëm një, ka të drejtë të emërojë komisarin gjerman.

25 komisarët e BE do të emërohen nga presidenti i Komisionit të BE dhe nga Parlamenti Evropian. Komisioni i ri Evropian do të fillojë punimet më datën 1 nëntor.