1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Garë për më shumë demokraci - Zgjedhjet parlamentare në Hongkong

Kerstin Lohse12 Shtator 2004

Në Hongkong zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare. Asnjë herë tjetër votimet nuk janë pritur me kaq interes në ish-koloninë britanike. Këtë radhë gysma e 60 deputetëve të parlamentit lokal (këshillit legjislativ) do të zgjidhet direkt nga populli. Shumë hongkongas e konsiderojnë këtë si një përparim në rrugën për më shumë demokraci. Për qeverinë në Pekin në të kundërt kërkesat e kampit demokratik janë të ekzgjaruara.

https://p.dw.com/p/ArSJ
Pllakatë elektorale në Hongkong
Pllakatë elektorale në HongkongFotografi: AP

Që përpara mbylljes së qendrave të votimeve një gjë është mëse e qartë: popullsia e Hongkonkgut në këto zgjedhje parlamentare është emancipuar edhe më shumë. Studjues të elektoratit si Kristina Loh mendojnë, se në këto votime pjesëmarrja do të jetë shumë më e lartë se në zgjedhjet e deritanishme: "Në vitin 1998 pjesëmarrja në votime ishte gati 54%, më e larta deri në atë kohë. Midis viteve 2000 dhe 2004 qeveria ka regjistruar edhe më shumë zgjedhës. Ndaj mendohet që zgjedhjet e 12 shtatorit 2004 do të jenë më të mëdhatë në historinë e Hongkongut. Nuk do të befasohesha aspak nëse në votime do të marrë pjesë 56 apo 58% e elektoratit. Këtë e dëshmon edhe fakti që popullsia është e mendimit, se është e rëndësishme dhënia e votës."

Rreth 3,2 milionë banorëve të ish-kolonisë britanike u është bërë thirrje të zgjedhin një parlament të ri. Gati 1/3 e shtetasve me të drejtë vote deri në ankeitmet e fundit të kryera të shtunën ishte e pavendosur.

Zgjedhjet konsiderohen më të rëndësishmet që pas dorëzimit të Hongkongkut Kinës në vitin 1997. Asnjë herë tjetër marrëdhëniet me Pekinin nuk kanë qenë kaq të tensionuara edhe asnjë herë më parë fushata elektorale nuk është drejtuar me kaq pazarllëqe sa këtë radhë. Partia komuniste e Kinës ka frikë, se opozita gjithnjë në rritje në prag të portave të saj, nuk do të tolerojë gjatë që të diktohet prej Pekinit.


Me ndërhyrje në formën e mbështetejes ekonomike, me kërcënime dhe me truke të ndyra Pekini deri në fund është përpjekur të influencojë rezultatin e zgjedhjeve. Kandidatët, gazetarët dhe parlamentarët njoftonjë, se ka pasur shumë tentativa për t´i trëmbur ato. Me një fushatë të shëmtuar dhe të pashmebullt Pekini iu është kundërvënë kandidatëve të kampit të kritikëve të Kinës.

Katër ditë përpara zgjedhjeve në një gazetë të Hongkongut u publikuan fotografi gjysmëlakuriq të politikanit Aleks Ho. Në gazetë shkruhej kinse deputeti demokrat është fotografuar me një prostitutë në dhomën e një hoteli në Jug të Kinës dy javë më parë. Ndonëse prostitucioni në Kinë zyrtarisht është i ndaluar, ai edhe në qarqet partiake normalisht konsiderohet si një mëkat kavalieri.

Për herë të parë në këto zgjedhje votuesit kanë të drejtë të zgjedhin direkt vetëm gjysmën e 60 mandateve të deputetëve të parlamentit rajonal. Pjesa tjetër zgjidhet nga shoqatat ekonomike, ato të ndërmarrjeve dhe bashkimet profesionale, të cilat konsideorhen si luajale ndaj Pekinit. Për këtë sistem elektoral është rënë dakord në vitin 1997 me kthimin e ish-kolonisë britanike Kinës.

Vëzhguesit e votimeve parashikojnë, se demokratët do të dalin të fortë nga këto zgjedhje dhe kësisoj do të rritet presioni ndaj Pekinit.

Ish-deputetja Kristine Loh, e cila ndëkrohë merret me studimet e elektoratit, vlerëson, se ka mundësi që qeveria kineze pas këtyre zgjedhjeve të ndjekë një kurs të ri. Rezultatet e para pritet të shpallen më së shpejti të hënën më 13 shtator në mëngjes.