1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gara mes kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara

Daniel Scheschkewitz (DW) 6 Shkurt 2008

Pas zgjedhjeve paraprake në 24 shtete federale dueli i dy kandidatëve demokratë është bërë më i ashpër. Megjithë mbështetjen e gjerë në popullsi, nga dueli mes dy kandidatëve demokratë mund të fitojë një republikan

https://p.dw.com/p/D3GL
Koment
Koment
Me entuziazëm dhe plot shpresa i vështron bota Shtetet e Bashkuara. Me entuziazëm sepse gara paraelektorale për përcaktimin e kandidaturës presidenciale tek demokratët mes Hillari Klintonit dhe Barak Obamës është më shumë se një duel mes dy gjigandësh. Përballimi i tyre është njëherazi edhe duel gjinor e ngjyre. Plot shpresa sepse jo vetëm Klinton dhe Obama, por edhe i treti në këtë ligë premton një kthesë të qartë nga politika e erës Bush.
Kjo shpresë u ushqye edhe pas zgjedhjeve në 20 shtete federale Obama dhe Klinton nuk e kanë përfunduar garën, megjithëse Klinton ka një epërsi të vogël ndaj Obamës pas suksesit të saj në Kaliforni. Dueli mes të dyve do të mbesë interesant deri në minutën e fundit, madje ai kërcënon të kthehet në sprovë për partinë demokratike. Obama ka me vetë rininë dhe shumicën e afroamerikanëve, ndërsa Klinton gratë dhe pjesën emigrantëve spanjollë, të ardhurit po bëhen një kategori gjithnjë e më e rëndësishme votuesish. Ndërsa Mekkein doli nga zgjedhjet e djeshme fitimtar Dhe bota do të bënte mirë ta merrte më seriozisht veteranin e luftës që e filloi fushatën tepër i veçuar. Ka arsye që të bëjnë të mendosh se nuk është ndonjë çudi që presidenti i 44 i Sheteve të Bashkuara mund të jetë sërish një republikan. Mekkeini tregoi dje se ai jo vetëm e la dukshëm mbrapa konkurentin e tij, por që ai edhe mund të fitojë pikë jo vetëm në veriun amerikan, Nju Hempshir, shtetet jugore, si në Karolinën e Jugut, por edhe në shtetin perëndimor liberal si në Kaliforni. Dhe tjetra, kur zihen dy vetë fiton një i tretë Ka mundësi që 72 vjeçari të hyjë në Shtëpinë e Bardhë , vitin e ardhshëm si presidenti më i vjetër i SHBA-ve. Republikani Mekkein që ka kaluar 5 vjet të jetës së tij si i burgosur lufte në qelitë e Vitkongut, mund t'u duket amerikanëve si rreziku më i vogël. Ndryshe nga Hillari Klinton, Mekkein është i qartë dhe nuk hahet nga brenda nga zilia e vet. Ai ka humor, i zoti i gojës dhe me përvojën e tij të gjatë në fushën e politikës së jashtme më i programuar se sa kandidati i ri Obama. Mekkein ka fituar emër me kritikën e tij ndaj Bushit dhe lutfës në Irak. Në çështjen e migrimit ai ka qendrim liberal. Per herë të parë që pas 20 vjetësh kandidatura për president në Shtetet e Bashkuara po kthehet në një garë të vërtetë. Deri sa të përcaktohen kanditaturat tek demokratët, bota ka kohë që të miqësohet edhe me emrin e Mekkeinit.