1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

#Generation '99 - Të ardhmen duhet ta ndërtojmë ne

Vjosa Çerkini | Jelena Djukic Pejic
12 Qershor 2019

Studentë nga Beogradi dhe Prishtina, të lindur në vitin e bombardimeve të vitit 1999, bënë hapin e parë. Ata u takuan dhe u shoqëruan në territorin neutral, në Shkup dhe Kumanovë, në kuadër të projektit DW #generation99.

https://p.dw.com/p/3KE5R
DW-Projekt #Generation99 - Studenten aus Serbien (Belgrad) und Kosovo (Pristina) in Skopje und Kumanovo (Nordmazedonien)
Fotografi: DW/J. Djukic Pejic

Njëmbëdhjetë studentë nga Beogradi shkuan në Shkup. Ata kanë lindur në vitin 1999, dhe sot ata janë viti i parë i Fakultetit të Shkencave Politike në Departamentin e Gazetarisë. Jo vetëm që ata shkojnë në Shkup, ata tashmë janë në kontaktin e parë me kolegët e tyre, shqiptarë, studentët dhe kolegët nga Prishtina.

Për shkak të takimit të tyre të parë të këtij lloji në jetë, të gjithë janë të emocionuar. Takimi organizohet nga Deutsche Welle në përvjetorin e njëzetë të Marrëveshjes së Kumanovës, i cili i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë.

Djordje Bakoc është njëri prej studentëve nga Beogradi. Për njëzet vjet, ai nuk ka pasur mundësi të takohej me ndonjë shqiptar. Tani ai u aktivizua nga projekti DW # Genertaion '99. Ai thotë se ka interes të dijë se çfarë mendojnë shokët e tij nga Prishtina për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës."Sipas mendimit tim dhe mendimit të miqve të mi nga Beogradi, shumica janë lodhur nga ky problem dhe ata do të dëshironin që më në fund ta kapërcejnë, sepse të dyja palët janë të mbingarkuara nga ky problem. Mendoj se ashtu si ne edhe ata duan ta mbyllin këtë kapitull sa më shpejt që të jetë e mundur", thotë Djordje.

Kolegët e tij nga fakulteti mendojnë në mënyrë të ngjashme. Në grupin e studentëve nga Prishtina është edhe Bleona Çitaku, e cila gjithashtu nuk ka takuar ndonjëherë askënd nga Serbia. Në intervistë për DW më parë se ajo ishte shprehur nuk do ta dëshironte një takim të tillë. Kjo është arsyeja pse të gjithë janë disi të rezervuar, por besojnë fort se gjithçka do të shkojë mirë.

DW-Projekt #Generation99 - Studenten aus Serbien (Belgrad) und Kosovo (Pristina) in Skopje und Kumanovo (Nordmazedonien)
Fotografi: DW/J. Djukic Pejic

Një çast emocionues për të gjithë - njohja e njëri-tjetrit. Trajtimi i ndërsjelltë, shqiptimi i emrave, me sa duket këto janë vështirësitë e para në komunikim. Djordje dhe Bleona takohen me njëri-tjetrin. Këtë takim, thonë të dy, se do ta kujtojnë gjatë. Fillimi i shkëmbimit të mendimeve dhe biseda në grup nis të gjallërohet gradualisht. Nuk është e vështirë të gjenden temat e përbashkëta të bisedës. Ata duan të njëjtat gjëra në jetë, të jetojnë e të udhëtojnë, të shikojnë të njëjtët serialë, të dëgjojnë të njëjtën muzikë, duan paqe mes tyre. Gjithçka duket të jetë e ngjashme, përveç faktit se ata kanë origjina të ndryshme, gjuhë të ndryshme dhe jetojnë në territore të ndryshme të Ballkanit me trashëgimi të ndryshme dhe kjo i shqetëson. Por ka shumë elementë që i bashkojnë ata. 

Një hap i madh për njëzet vjeçarët - takimi i parë me kombin, për të cilin ata kryesisht kanë dëgjuar vetëm gjërat të këqija  deri tani, jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga media. Kjo është arsyeja pse ata shkojnë në vendin simbolik të paqes, në Kumanovë, ku më 9 qershor 1999, pak para mesnatës, u nënshkrua një marrëveshje që përfundoi bombardimet e NATO-s të RF të Jugosllavisë.

Të vetëdijshëm se serbët në Serbi dhe shqiptarët në Kosovë vuajtën gjatë bombardimeve dhe pas kësaj, një jetë e vështirë pasoi për të dy shtetet, studentët  që u mblodhën në Aeroportin e Kumanovës thonë se besojnë në paqe dhe në të ardhmen e dy popujve.

"Takimi në Kumanovë ishte një ide e mrekullueshme, veçanërisht për shkak të simbolikës së këtij vendi dhe gjeneratës sonë dhe mendoj se ky projekt ishte një gjë e mrekullueshme që me të vërtetë na hapi ne të gjithëve një dritare të re komunikimi dhe dëshmoi se jemi të ngjashëm, njerëz të barabartë dhe se ne jemi të interesuar për zgjidhjen e konfliktit dhe jetës së ndërsjellë në bashkëpunim.Jam i kënaqur   që për herë të parë u takova me shqiptarët nga Kosova dhe se kemi shumë ngjashmëri, kemi pasur një kontaktvërtet të mirë dhe kemi pasur një kohë e madhe së bashku ", thotë Djordja duke buzëqeshur dhe shton: "Para se të takoheshim me Bleonën, më duhet të them se kam pasur turp dhe isha i kujdesshëm, sepse e kam parë intervistën e saj, por në momentin që u takuam, shpejt e kuptuam njëri-tjetrin dhe ishim në të njëjtat valë. Më vonë më tha se ajo qëndrimi ka ndryshuar pas takimit dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Ne qëndrojmë në kontakt me të dhe studentët e tjerë nga Kosova, madje edhe më shumë, ne tashmë kemi disa plane që ata të vijnë në Beograd tek ne në vjeshtë ", thotë Djordje Bakoc.

Prania e 22 studentëve kosovarë dhe serbë në aeroportin e Kumanovës, pikërisht në datën dhe vendin ku është nënshkruar marrëveshja e përfundimit të luftës para 20 vitesh, e bën Bleonën të ndihet mirë që ndodhet aty së bashku me të rinjtë nga Kosova dhe Serbia.

„Për mua ka një rëndësi të madhe duke e ditur që prej këtij vendi është nënshkruar traktati i paqes ose marrëveshja e paqes dhe ne sot jemi të lirë. Kemi shumë liri në Kosovë. Po të mos ishte nënshkruar marrëveshja e paqes në Kumanovë, ndoshta do të kishte vazhduar ende lufta. Kështu që kjo është një gjë shumë e mirë, që ne të gjithë së bashku jemi këtu pas 20 vitesh”, shprehet Bleona Çitaku.

Ajo para se të takohej me të rinjtë serbë ishte skeptike, se si do të ishte reagimi i të rinjve kur të takoheshin me njëri-tjetrin dhe se si do t'i pranonin mendimet e njëri-tjetrit.

DW-Projekt #Generation99 - Studenten aus Serbien (Belgrad) und Kosovo (Pristina) in Skopje und Kumanovo (Nordmazedonien)
Fotografi: DW/J. Djukic Pejic

"Unë isha skeptike se si do të mirëpritemi nga pala tjetër. Kam pasur emocione pasi që ka qenë hera e parë që jam takuar me serbë. Mirëpo, ata ishin mjaft të shoqërueshëm dhe kemi pasur biseda shumë të mira së bashku,” tha Bleona.

Diskutimet në mes të rinjve kosovarë dhe atyre serbë ishin të shumta. Që të dyja palët nuk janë pajtuar me politikëbërjen në vendet e tyre. Kërkesat dhe thirrjet e të dy palëve ishin që të orientohen në të ardhmen, por duke mos harruar asnjëherë të kaluarën. Ftesat për të vizituar së bashku të dyja shtetet janë bërë nga të dyja palët, duke u theksuar nga të dyja anët se nuk kanë arsye të frikësohen për të shkuar në Beograd apo në Prishtinë.

DW-Projekt #Generation99 - Studenten aus Serbien (Belgrad) und Kosovo (Pristina) in Skopje und Kumanovo (Nordmazedonien)
Fotografi: DW/J. Djukic Pejic

Teodora Lepojevic studente e vitit të parë në gazetari nga Universiteti i Beogradit bën thirrje për ndryshim të situatës. " Ne kemi bërë ftesë që të vinë të rinjtë shqiptarë për vizitë në Serbi sepse askush nuk do t'ju atakoj juve. Ajo çka kemi parë ne është që ata janë njerëz njësoj si ne dhe ne u kemi garantuar se nëse vini në Beograd dhe do të flisnit shqip askush s'do t'ju atakoj për këtë gjë. Është e kaluara ajo që nuk mund ta ndërrojmë. Tani e kemi në dorë ta bëjmë të ardhmen ne si gjenerata të reja,” shprehet Teodora Lepojevic.

Ndër të tjera edhe studentët kosovarë kërkuan bashkëpunim me të rinjtë  serbë, vetëm se situata aktuale duhet të përmirësohet edhe pak. Erdonita Shala shprehet e lumtur që nuk e ka përjetuar luftën. „Më vjen mirë që asnjëri nga ne nuk e ka përjetuar luftën, mirëpo jemi rritur me tregime që shpeshherë nuk kanë mundur të jenë aq objektive. Ne s'kemi ardhur këtu për të kërkuar llogari për krimet e luftës e kjo gjë u mbetet udhëheqësve tanë. Ne kemi kaluar shumë mirë dhe shumë nga të rinjtë serbë na ftuan që ta vizitojmë Serbinë. Mirëpo, situata nuk është aq e mirë, kur të bëhet ajo më mirë ne mund të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.", shprehet Erdonita Shala.

 

Portret në sfond të bardhë: Vjosa Çerkini me flokë të gjata të zeza dhe një xhaketë me kuadrata të vegjël.
Vjosa Çerkini reportere, autore nga Evropa Juglindore