1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Genscher: Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha fëmijë

3 Tetor 2012

Më 1 tetor u mbushën 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe RFGJ-së. Kjo marrëveshje u kurorëzua nga vizita e ish-ministrit të jashtëm gjerman Hans Dietrich Genscher.

https://p.dw.com/p/16JAL
Fotografi: imago

Pyetje: Zoti Genscher, kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë dhe ç'dinit për të para se të arriheshin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve?

Genscher: Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha femijë, gjatë kohës së Musolinit. Natyrisht që i kisha përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet në atë kohë që kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Në veçanti marrëdhënjet mes ish Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste. Kësaj i përkiste edhe Shqipëria. Më vonë kam ndjekur edhe marrëdhënjet mes Shqipërisë dhe Kinës. Prishjen e këtyre marrëdhënieve po ashtu. Gjatë Luftës së Dytë botërore Shqipëria vuajti edhe pasojat e kësaj lufte. Gjatë kohës së egzistencës së Republikës Popullore Komuniste të Shqipërisë, ne ishim te vetëdijshmë që marrëdhënjet mes dy vendeve tona vuanin për shkak të diferencimeve të mëdha të sistemeve politike të të dy shteteve, si dhe të politikës izoluese të Enver Hoxhes.



Pyetje: Pra, ju parapërgatitët kushtet që të hidheshin hapat në drejtim të vendosjes së këtyre marrëdhënieve ?

Genscher: Sigurisht që duhen krijuar kushtet për të dyja palët që vendosja e këtyre marrëdhënieve të ketë sukses. Vizita e Shtrausit (ish-kryeministri bavarez) në Tiranë hapi në një farë mënyre rrugën për bisedime mes delegacioneve. Kishte ardhur koha që edhe me Shqipërinë Gjermania duhet të lidhte marrëdhënie diplomatike pas një sërë marrëdhënjesh të vendosur nga ajo në disa vende të Evropës Lindore në atë kohë. Shqipëria në këtë kohë ishte vërtet në gjëndje shumë të rëndë ekonomike dhe mbeti e vetme dhe pothuajse e izoluar pa asnjë aleat..Ajo që na bëfasoi në atë kohë ishin disa kushte të Shqipërisë për reparacionet e luftës të paraqitura në atë kohë nga ish-kryeministri (Adil Çarçani) në 1986 kur Shtrausi erdhi në Tiranë. Mendoj se qeveria e Shqipërisë duke mos pasur mundësi që të marrë kredi për shkak të kushtetutës së saj, këmbëngulte në dëmshpërblimet e luftës që ishin shuma shumë të mëdha prej miliardash. Kjo kërkesë në fakt u përsërit pas asaj që ishte bërë në vitin 1975 nga qeveria e Shqipërisë kur ne kërkuam që të vendosnim marrëdhënie me të gjitha vendet që kishin qenë në luftë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Pyetje: Por nëse nisemi nga shuma, a i shte vërtet kjo një shumë që nuk përballohej nga ju si Gjermani për tu dhënë apo ishte diçka tjetër?

Genscher: Patjetër që nuk ishte shumë, por ajo që ishte penguese në këtë histori ishte fakti që në si Gjermani nuk jepnim reparacione, e kishim të ndaluar me kushtetutë. Ne ishim në fakt një vend që kishim suficit buxhetor dhe ishim një nga vendet që jepnim më së shumti ndihma financiare vendeve të pazhvilluara, të varfëra. Dhe pikërisht këtë unë e bisedova me të gjithë përfaqësuesit që të shihnim një zgjidhje të arsyeshme për të dyja palët. Ne si Gjermani më kujtohet i ofruam edhe kredi me kushte shumë të favorshme, por Shqipëria nuk mund t'i pranonte për shkak të kushtetutës së saj. Dhe pas shumë peripecish, sepse na lindi edhe problemi që Shqipëria atëherë nuk plotësonte as kushtet që ti ofronim ndihma nga që sipas statistikave zyrtare standarti i të ardhurave vjetore të shqipatrëve ishin „të larta“, u bë e mundur që pala shqiptare të hiqte dorë për reparacionet. Besoj se në arkivin e Shqipërisë duhet te jenë të dhënat e sakta në shifra lidhur me ndihmat e atëhershme.

Pyetje: Zoti Genscher për këto bisedime ka edhe shumë spekulime, por ajo që thuhet më së shumti janë dëmet e luftës: si njerëzit e vrarë, shtëpi e fshtara të rrënuara etj. Dhe shqiptarët duke u nisur nga kjo situatë kishin bërë përllogaritje si duket shumë të mëdha.

Genscher: Eshtë e vërtetë që shqiptarët prisnin shumë më shumë. Shqipëria pretendonte zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga lufta. Por Boni çdo herë refuzonte, sepse dëmshpërblimet ishin të mundshme vetëm në kuadër të një marrëveshje paqeje, siç e parashihte marrëveshja e Londrës. Në mars të vitit 1982 kërkesat për zhdëmtim do të rriteshin bashkë me kamatën (interesin) dhe kamatën e kamatës në shumën prej 4 miliardë dollarësh.

Interview mit Hans-Dietrich Genscher
Hans-Dietrich Genscher dhe Mimoza Kelmendi në Bonn-korrik 2012Fotografi: DW

Pyetje: Bisedimet paraprake ishin bërë në Vjenë, por duket sikur u zvarritën ose u vonuan më pas. Kishte edhe arsye tjetër përveç asaj të dëmshpërblimeve, zoti Genscher?

Genscher: Me sa mbaj mend unë, pati një lloj pauze, sepse në 1985 vdiq ish-dikatori Hoxha, dhe po ashtu më pas ndodhi një ngjarje tragjikë në Gjermani. Në tetor 1986 u vra drejtuesi i delegacionit gjerman në atë kohë, zoti von Braunmühl, i cili u vra para shtëpisë së tij në Bon nga e ashtuquajtura ushtria e kuqe (Rote Armee Fraktion)- një oragnizatë terroriste. Duhet theksuar se këto marrëdhënie megjithatë nuk ishin shumë të vonuara. Faktikisht bisedimet nisën fillimisht për marrëdhënie ekonomike, sepse ky vend komunsit kishte treguar interes edhe më parë për këtë. Megjithatë në 86' shqiptarët hoqën dorë nga disa kërkesa. Boni ishte ndarë përfundimisht nga Rajhu nazist. Dhe kështu u vendos më në fund që më 1 tetor këto dy vende të përfaqësoheshin me ambasadorët e tyre përkatës.

Pyetje: Dhe pas vendosjes së këtyre marrëdhënieve diplomatike, ju vetë personalisht shkuat në Tiranë dhe zhvilluat një sërë takimesh, edhe me ish-presidentin Ramiz Alia?

Genscher: Po ka qenë në vjeshtë të 1987, tetor dhe më kujtohet shumë mirë. Kuptohet që vizita e Strausit kishte dhënë një sinjal pozitiv në aspektin politik për Shqipërinë, por Strausi ka qenë në nivel landi (Bavari) dhe nuk ka përfaqësuar kurrë Bonin zyrtar. Ajo që kisha të sigurtë ishte interesimi i Shqipërisë për marrëdhënie ekonomike me ne, sepse po jetonte në një varfëri të plotë. Megjithatë më kujtohet që me ish-presidentin folëm edhe për hapjen e vendit dhe mbi të gjitha për futjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Unë i këshillova që të futeshin në KSBE, si një hap për të dalë nga izolimi. Izolimi sjell mjerim për popullin u thashë politikanëve shqiptarë. Tashmë Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe më gëzon fakti që ajo aspiron për në BE dhe është anëtare e NATO-s. Pas kthesës demokratike në Shqipëri 1990/1991 janë intensifikuar edhe marrëdhënjet mes dy vendeve. Gjermania ka mbështetur dhe mbështet procesin e integrimit si dhe kyçjen e Shqipërisë në strukturat europiane.

Pyetje: Zoti Gensher si u prit në Gjermani kjo ngjarje, pra vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë?

Genscher: Në Gjermani më kujtohet u prit shumë pozitivisht. Nuk ishte sencacion i madh, por u pranua pozitivisht.

Intervistoi: Mimoza Kelmendi