Gerd Müller mbushi 65 vjeç
4 Nëntor 2010Reklamë
"Bombarduesi" Müller kujtohet mbi të gjitha për golat e tij gjatë Kampionatit Botëror të vitit 1974 në Gjermani, të cilët i sollën vendit edhe titullin e dytë kampion. Mülleri punon prej gati 40 vjetësh për klubin e Bajernit të Mynihut dhe sot stërvit një ekip të Bajernit në kategorinë e tretë.
Në formacionin e Bajernit dhe të kombëtares luan sot një sulmues i ri i suksesshëm me të njëjtin mbiemër. Datëlindja e Gerd Müller-it përkon sivjet me ndeshjen e Bajernit në Rumani për Champions League-ën kundër ekipit Cluj.
Autor: Elert Ajazaj
Redaktoi: Aida Cama