1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja në burgjet e Kosovës

Bekim Shehu27 Shkurt 2009

Në burgjet e Kosovës shkelen të drejtat e të burgosurve duke filluar nga dhuna fizike deri te mostrajtimi i duhur mjekësor Kjo konstatohet në raportin e qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve nga tortura

https://p.dw.com/p/H2RD

Në burgjet e Kosovës shkelen të drejtat e të burgosurve duke filluar nga dhuna fizike deri te mostrajtimi i duhur mjekësor. Kështu konstatohet në një raport të qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës. Konstatimi i kësaj qendre hidhet poshtë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, zyrtarët e të cilit thonë se burgjet e Kosovës i plotësojnë standardet evropiane. Në burgjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës janë shënuar dhjetöra raste të ikjes të të burgosurve dhe në këto skenare disa herë ka qenë i përfshirë vetö stafi i burgjeve.


Qendra kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, konstaton se në burgjet e Kosovës, por edhe në qendrat e paraburgimit të stacioneve policore shkelen të drejtat e të burgosurve. Kjo organizatë gjatë një hulumtimi të vazhdueshëm njëvjecar nëpër burgjet e Kosovës konstaton se ato janë larg standarteve evropiane të shoqëruara me parregullsi të panumërta. Feride Rushiti, drejtoreshë e qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuave të torturës, thotë se në burgjet e Kosovës pos parregullsive të shumta ka edhe keqtrajtime fizike.

“Përveç pördorimit të tepërt të forcës kemi vërejtur që shërbimi shëndetësor nuk është i kënaqshëm. Ka mungesë të mjekëve, ka mungesë të barnave dhe ka mungesë të psikiatörve të kualifikuar. Këto fakte ne na shqetësojnë si organizate dhe kjo ndikon shumë keq në shëndetin e të burgosurve”, thotë Feride Rushiti.

Zonja Rushiti thotë se një fakt tjetër shqetësues është se qendra korrektuese e Kosovës nuk ka ndonjë institucion, që do të trajtonte personat me çrregullime mendore, apo me nevoja të veçanta.

“Ne i rekomandojmë qeverisë së Kosovës që në të ardhmën të mendojë, që të krijojë një institucion, ku do të trajtohen personat me nevoja të veçanta. Kjo kategori e personave janë të rrezikuar që të jenë pjesë e abuzimeve, qoftë nga të burgosurit, por edhe nga vetö stafi i burgjeve”, thotë Rushiti.

Por zyrtarët e qendrave korrektuese të Kosovës hedhin poshtë të gjitha akuzat, që u bëhën atyre se në burgjet e Kosovës ka shkelje të të drejtave të njeriut. Resmi Hoxha, udhëheqës i shërbimit korrektues në nivel të Kosovës, thotë se ky shërbim është krijuar menjeherë pas luftës dhe ai është ndërtuar tërësisht nga autoritetet ndërkombëtare dhe sipas tij burgjet e Kosovës i plotësojnë standardet evropiane.

“Sa i përket kushteve të akomodimit, trajtimit, punësimit, arsimimit dhe përkujdesjes shëndetësore ne i plotësojmë të gjitha kriteret ndërkombëtare. Unë mund të them se në të gjitha konferencat rajonale, ku kemi marrë pjesë, shërbimi korrektues i Kosovës ka qenë i vlerësuar shumë lart krahasuar me vendet e rajonit”, thotë Resmi Hoxha.

Parlamenti i Kosovës ka kohë, që ka miratuar ligjin për falje, që i jep të drejtë presidentit të Kosovës, që të falë të burgosur. Këtë kompetencë presidenti, Fatmir Sejdiu, e perdori për herë të parë në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, ku fali 62 të burgosur kosovarö. Mirëpo menaxhimi i burgjeve të Kosovës vazhdon të kritikohet nga shumë organizata ndërkombëtare. Janë dhjetöra raste, kur të burgosurit kanë ikur nga burgjet dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë drejpërdrejtö stafi i burgjeve. Dhjetöra prej tyre janë përjashtuar nga puna dhe kundër tyre janë ngritur akuza. Rastet më të shpeshta të ikjes të të burgosurve janë nga burgu i Dubravës, edhe pse kjo qendër korresktuese cilësohet si burg i sigurisë së lartë.

►◄