1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur nga përmbytjet

17 Korrik 2021

Stuhitë dhe reshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe Nordrhein-Wesfalen kanë shkaktuar dëme të tmerrshme. Qeveria gjermane premton ndihma të shpejta.

https://p.dw.com/p/3wZPB
Deutschland | Unwetter - Hochwasser in Heimerzheim
Fotografi: Oliver Pieper/DW

Pas stuhive dhe reshjeve në perëndim të Gjermanisë numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve më shumë se 100 vetë gjetën vdekjen.

Deutschland Unwetter Schäden | Rheinland-Pfalz
Fotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance

Skuadrat e ndihmës kanë frikë se do të ketë një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave, sepse kërkimi i personave që kanë mbetur në rrënoja dhe i të zhdukurve nuk ka përfunduar ende. Përveç kësaj, ekziston rreziku që digat në rajon të mos i mbajnë dot sasitë e ujërave ose kërcënojnë të prishen.

Deutschland Schäden nach Starkregen in Essen
Fotografi: Jochen Tack/dpa/picture alliance

Aktualisht në Rheinland-Pfalz kanë vdekur mbi 60 vetë, kurse në Nordrhein-Westfalen njoftohet për 43 vdekje.

Verifikimi i viktimave vështirësohet edhe prej faktit, sepse për shumë vetë ende nuk është e qartë nëse ata ndodhen diku me pushime, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtet në vështirësi.

Deutschland Unwetter Schäden | Rheinland-Pfalz
Fotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance

Në shumë rajone njerëzit janëbllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre. Në disa zona janë ndërmarrë evakuuime nga ajri .

Deutschland Unwetter l Bundeswehr im Einsatz, Rettungshubschrauber in Swisttal
Fotografi: Marius Becker/dpa/picture alliance

Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët në disa komuna dhe në disa qarqe autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës.