1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

WM Uruguay Mannschaft

10 Korrik 2010

Takim i parë midis Uruguajit dhe Gjermanisë në një kampionat botëror ka qenë më 23 korrik 1966 në Sheffield, Angli. Ishte një ndeshje për të dalë në çerekfinale, gjermanët fituan 4:0 dhe atmosfera nuk ishte miqësore.

https://p.dw.com/p/OFld
Gjermani- Uruguaj, 1970
Gjermani- Uruguaj, 1970Fotografi: AP

Të zemëruar dhe të zhgënjyer e zhvilluan lojën uruguajanët pasi kishin ngrënë një gol vetëm duke bërë faulle. Kartonat e kuq pasuan, nga ndeshja fluturoi i pari Horacio Troche (në minutën e 49-të). Kur ndeshja ishte 0:1 Troche goditi Seelerin me forcë dhe mori për këtë kartonin e kuq. Para se gjyqtari ta nxirrte nga loja, ai gjuajti Seelerin me shuplakë mbase me shpresën që Seeler t`i gjuante mbrapsht dhe kështu të dilte dhe ky nga loja. Por provokimi nuk i eci.

Gjashtë minuta më vonë mori karton të kuq uruguajani Héctor Silva. Kur ai nuk donte të dilte nga loja, ndërhyri policia angleze dhe e nxori jashtë. Pjesa tjetër e duelit ishte si lojë kalamajsh për ekipin gjerman, që brenda 15 minutave bëri tre gola.

Por Troche dhe Seeler u panë pas një viti sërish. Uruguajani erdhi në Ligën gjermane të futbollit, në ekipin Alemannia të Ahenit. Në ditën e pestë të ndeshjeve ai u takua me Seelerin që luante për ekipin e Hamburgut. Në ndeshjen që e fitoi Aheni 2:0, Troche i kërkoi falje Seelerit. Por ky gjest nuk gjeti pasqyrimin e njëjtë në shtyp siç gjeti shuplaka. Megjithatë në Afrikën e Jugut uruguajanët kanë luajtur shumë të disiplinuar dhe me shumë pak kartona të kuq.

Symbolbild FIFA WM 2010 Spiel um Platz drei Uruguay Deutschland Flash-Galerie
Fotografi: DW

Dy herë Meksiko

Në vitin 1970, të dy vendet luanin njësoj si tani në Kampionatin Botëror për vendin e tretë, por kësaj herë në Meksiko. Uruguajanët u mundën edhe këtë herë, por me rezultat më të ngushtë. Ndeshja u zhvillua shumë më butë se katër vjet më parë dhe përfundoi 1:0 në favor të ekipit gjerman i kryesuar nga sulmuesi Gerd Müller.

Kaluan 16 vjet para se Uruguaji dhe Gjermania të takoheshin sërish në një Kampionat Botëror. Më 1986 Meksiko ishte sërish mikpritësi. Në ndeshjen kualifikues (Grupi E) të zhvilluar në stadiumin e Querétaro-s rezultati mbeti 1:1. Kjo ishte loja e parë e Franz Beckenbauerit si trajner i kombëtares gjermane në një Kampionat Botëror. Njëmbëdhjetshja e tij e shënoi golin vetëm gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kampioni i vitit 1990, Andreas Brehme thotë sot, se "e papritura e madhe e Kampionatit Botëror 2010 është që Uruguaji arriti deri këtu". Asnjë nga ekspertët nuk mendonte se amerikanojugorët do të përparonin kaq shumë dhe do të arrinin të dilnin ndër katër ekipet më të mira të botës. Në grupin e ndeshjeve kualifikuese ku bënte pjesë Urugaji, shiheshin si favoritë Franca dhe Meksika, madje edhe Afrika e Jugut pritej të kishte më shumë shance. Por pikërisht këta u skualifikuan nga Uruguaji në ndeshjen 3:0.

Paul Orakel Deutschland Uruguay NO FLASH
Fotografi: AP

Dramatikë deri në sekondën e fundit

Uruguaji i kthye në kryesues të grupit. Megjithatë përparimi nuk ishte i lehtë dhe lojës së tyre nuk i mungoi dramatika. Fitoren 2:1 me Korenë e Jugut, Uruguajanët e arritën në fund të lojës, takimi me Ganën ishte shumë tensionues. Një njëmbëdhjetëmetërsh i humbur në raundin e fundit të kohës shtesë, i shkaktuar nga një aksion shpëtimi me të dy duart nga sulmuesi Luis Suárez (Ajaksi Amsterdamit), krah Diego Forlánit (Atlético Madrid), yllit të uruguajanëve. Në fund rezultatin e vendosi njëmbëdhjetëmetërshi, kur Sebastián Abreu „el loco“ („i çmenduri), e gjuajti topin me shumë në portë, si dikur Antonin Panenka, kampioni çek në Kampionatin Evropian të 1976.

Në çerekfinale, Uruguajanët u taluan me Holandën një kundërshtar i një kalibri krejt tjetër i cili ishte shumë i favorizuar nga analistët. Amerikanojugorët treguan se ishin në gjendje që të përballonin ndeshje edhe me favoritë të mëdhenj. Holandezët u drodhën deri në minutën e fundit sepse urugajanët u munduan deri në fund që ta kthenin rezultatin 3:2 në favor të tyre.

Kurse Gjermania arriti të zinte një vend mes katër ekipeve më të mira duke prezantuar forcën. Gjermanët, ishin evropianët që treguan futbollin më të mirë në Afrikën e Jugut, u penguan në ndeshjen me Serbinë (0-1), u drodhën në ndeshjen me Ganën (1:0) dhe shkëlqyen kur u ndeshën me dy kandidatë për titull: Anglinë (4-1) dhe Argjentinën (4-0).

Shenjë e keqe?

Ndeshja e të shtunës, në Port Elizabeth premton shumë tension. Uruguajanët duan të tregojnë se vendi i mirë që kanë zënë në Kampionatin e Futbollit nuk është i rastësishëm, kurse gjermanët duhet të fitojnë për të mbështetur lëvdatat që kanë marrë si ekip me zënien e vendit të tretë. Kapiteni Philip Lahm, tha pas ndeshjes me Spanjën: „Nuk kam dëshirë të luaj me Uruaguajin". Shenjë e keqe kjo?

Autor: Daniel Martínez/ Pablo Kummetz/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi