1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Kasachstan

19 Korrik 2010

Kazakistani ishte stacioni i fundit i udhëtimit pesëditor në botën e jashtme të kancelares Merkel dhe delegacionit të saj. Në kryeqytetin kazakas të dielën nuk u bënë vetëm biseda politike, por edhe biznese.

https://p.dw.com/p/OOVu
Kancelarja Merkel pritet nga presidenti i Kazakistanit, Nasarbajew
Kancelarja Merkel pritet nga presidenti i Kazakistanit, NasarbajewFotografi: picture alliance / dpa

Megjithë kërkesat e RFGJ, të cilat presin plotësimin, megjithë garancitë e pambuluara nga Kazakistani në shumën prej 500 milionë eurosh, në Astanah u lidhën marrëveshje për biznese të reja. Ato kapin një vëllim investimesh prej 2,2 miliardë eurosh.

Siemensi do të modernizojë hekurudhën kombëtare

Marrëveshjet më të mëdha përmbajnë një deklaratë synimesh, për ta ngarkuar koncernin Siemens AG me modernizimin e hekurudhës nacionale të Kazakistanit. Gjithashtu një memorandum, për ta ngarkuar sipërmarrjen Metro që të ndërtojë dhjetë tregje në Kazakistan. Kancelarja federale, Angela Merkel, siç mësohet e ka nxitur kryetarin e shtetit, Nursultan Nasarbajev, për të mbështetur edhe në vendin e tij banka të falimentuara ose banka të kërcënuara nga falimentimi.

Angela Merkel (CDU)dhe presidenti Nasabajev
Angela Merkel (CDU)dhe presidenti NasabajevFotografi: picture alliance / dpa

Midis ministrive të ambientit të të dyja vendeve u nënshkrua një plan veprimi për të pakësuar gazrat e efektit serë dhe për transferin teknologjik të riciklimit të mbeturinave dhe pastrimit të ujërave të zeza.

Në vizitën e saj të parë në vendin e madh në kufi midis Evropës dhe Azisë, kancelarja Angela Merkel vlerësoi përpjekjet për stabilizimin e gjendjes në Kirgistanin fqinj. Veç kësaj ajo u shpreh pozitivisht për përpjekjet e Kazakistanit në fushën e mospërcjelljes së armëve atomike dhe për neutralizimin e pjesës që ka mbetur në këtë vend të uraniumit të pasuruar.

Parlamenti në Astana
Parlamenti në AstanaFotografi: RIA Novosti

Të drejtat e njeriut u prekën si temë

Kancelarja Merkel e bëri të qartë në Astana, se ajo pret më shumë përpjekje në çështjet e të drejtave të njeriut. Në plan për t'u prekur në bisedime ishte edhe ankesa e paraqitur nga organizata Human Rights Watch për pronarët kazakas të tokave, të cilët shfrytëzojnë në plantazhet e tyre të duhanit punëtorë shëtitës dhe fëmijët e tyre. Prej kësaj besohet që përfiton prodhuesi më i madh në botë i cigareve, Philipp Morris. Fëmijët sëmuren prej pesticideve dhe plehrave kimike, të rriturve nuk u paguhet rroga gjithsesi e ulët dhe u konfiskohen pasaportat, kritikon organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Pyetje të medieve në këtë drejtim drejtuar udhëheqjes kazake në konferencën që pasoi të shtypit të Nazarbajewit dhe Merkelit u ndaluan.

Autor: Thomas Nehls/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi