1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania do të reduktojë emetimin e gazrave të dëmshme

Peter Stützle18 Janar 2008

Gjermania do t'i përmbahet planit për ruajtjen e klimës. Këtë e tha ministri gjerman i mjedisit Gabriel në një deklaratë zyrtare në parlament. Nga radhët e opozitës ai mori si lëvdata ashtu edhe kritika.

https://p.dw.com/p/CtLE
Fotografi: AP
Gjykimet e folësve të opozitës së partive të ndryshme për rezultatet e konferencës së klimës botërore të Balit ishin të njëta: “Në krahasim me atë që duhej bërë për ta ndalur transformimin klimaterik të paktën deri në një farë mase këto rezultate janë zhgënjyese, madje më tepër se kaq", tha Eva Bulling-Schröter, nga të majtët. Ministri i mjedisit, Sigmar Gabriel, e quan pozitiv faktin, që të paktën limitimi i gazrave helmuese si synim për vitin 2020 është shënuar në fund të deklaratës, të cilën së fundi e nënshkruan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera në Bali:
Deutschland Bundestag Klima Bundesumweltminister Sigmar Gabriel
Ministri i mjedisit, Sigmar Gabriel gjatë diskutimit në Bundestag 17.01. 2008Fotografi: AP
“Të gjitha vendet e industrializuara, mes tyre dhe SHBA-të, kanë shprehur gatishmërinë për t'i reduktuar në mënyrë drastike gazrat helmuese dhe për herë të parë pro këtij reduktimi janë deklaruar edhe vendet në zhvillim”, tha ai para deputetëve. Baerbel Hoehn nga partia e Gjelbër e kritikoi ministrin e mjedisit jo për deklaratën e Balit, por për politikën që po ndjek ai në vend: “Me t'u kthyer, ai harroi gjithçka që kishte thënë në Bali. Sfida e parë e madh ishte propozimi i komisionit të BE-së për t'iu kundërvënë reduktimit të emetimit të dioksidit të karbonit nga makinat. Dhe ç'bëri Gabriel? Krejt papritur ai u kthye në frenues të klimës", u ankua ajo. Atë, që e karakterizoi debatin në Bundestag, e përmblodhi liberali Mihael Kauh (Michael Kauch) në një fjali: “Ne këtu po diskutojmë për intstrumentat, por en jemi të një mendimi për synimet, dhe kjo është forca e politikës gjermane të klimës. "