1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kontribuon për zhvillime demokratike dhe garantim të sigurisë në Europën Juglindore

Ani Ruci17 Prill 2007

Reinhard Gebert, zëvendësmenaxher ekzekutiv i Fondacionit „Hans Seidel“ në bisedë me Deutsche Welle-n për inisiativat e fondacionit dhe përpjekjet që përmirësimi i jetesës në Shqipëri të vijë nga përdorimi i rrugëve ligjore

https://p.dw.com/p/ArWU
Tirana
TiranaFotografi: DW

DW: Fondacioni „Hans Seidel“, eshte i pranishem jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera te Europes Juglindore, pa folur per kontinentet e tjera. Cili eshte interesi i tij per rajonin dhe ne cilat fusha shtrihet ai?

Reinhard Gebert: Interesi yne per kete rajon eshte shume i gjere. Europa Juglindore eshte e rendesishme per BE. Interesi i Fondacionit shtrihet nga zhvillimet politike, ne ato ne fushen e sigurise, deri tek ekonomiket, ne rajon.

DW: A mund te permendni vendet ku jeni te pranishem dhe projektet qe zbaton Fondacioni „Hans Seidel“?

Reinhard Gebert:
Kemi zyra ne Kroaci, Serbi, lidhje shumete mira ne Bosnje- Hercegovine, ne Mali te Zi. Projektet rajonale jane te shumellojshme. Me i rendesishmi prej tyre eshte ai ne fushen e sigurise, qe realizohet duke mbledhur grupet e interesit nga te gjitha vendet e rajonit, se bashku me eksperte gjermane apo nga vende te tjera te BE per te diskutuar ruajtjen e sigurise ne EJL.

Nje projekt tjeter eshte i ai çmilitarizimit te forcave ushtarake ne kufi dhe i shndërrimit te tyre ne polici kufitare, nje projekt ky qe po vazhdon prej nje kohe te gjate mes Fondacionit dhe vendeve te EJL. Kemi programe te posaçme per t´i sjelle vendet e EJL me prane standarteve europiane permes seminareve dhe treinimeve me ekipe te perbashketa me serbe, kroate, boshnjake,shqiptare.

Identifikimi i te ashtuquajturave “ zona biznesi te euros” ne rajon eshte nje projekt tjeter interesant. Qellimi eshte te ndihmohen njerezit per t’u perfshire ne biznese rajonale. Popullata e rajonit eshte ende e varfer dhe kerkon alternativa te ndryshme per biznes qe te permiresoje situaten e saj ekonomike. Por ndodh qe perdor edhe rruge te paligjshme. Fondacioni perpiqet, qe permes projekteve, te kontribuoje qe permiresimi i jeteses te vije nga perdorimi i rrugeve ligjore.

DW : Cilet jane partneret tuaj ne vendet perkatese te rajonit? A luan rol ne bashkepunim ngjyra e forces politike qe eshte ne pushtet nisur nga perkatesia juaj politike, qe eshte unioni kristian- social ne Gjermani, force e djathte?

Reinhard Gebert: Ne bashkepunojme me cdo qeveri. Nuk ka rendesi cila force politike eshte ne pushtet ne nje moment te dhene. I rendesishem eshte bashkepunimi i vazhdueshem, zhvillimi i vendeve te rajonit. Ne Shqiperi ne bashkepunojme me partite politike, me institucionet bashkiake, me fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Tiranes, Ministrine e Puneve te Brendshme, me Akademine e Policise, pra, kemi shume partnere dhe ata jane te ngjashem kudo ne rajon.

DW:
Muajin e kaluar, Fondacioni „Hans Seidel“ nenshkroi nje marrëveshje me qeverine e kryeministrit Berisha per mbeshtetje ne performancen e administrates publike, gje qe ju vendos ne nje status me te larte ligjor bashkepunimi.

Reinhard Gebert: Po. Tani Ne kemi arritur nje status ligjor per te bashkepunuar me gjithe organizatat jofitimprurese dhe me qeverine. Kjo eshte shume e rendesishme. Ne Shqiperi kemi rene dakord me qeverine per te vazhduar mbeshtetjen ne administraten publike qe nenpunesit e saj te kene sjellje profesionale sipas standarteve europiane.

DW: Dhe se fundi duke ju falenderuar per kete interviste ekskluzive per programin shqip te DW a mund t´ju pyes per filozofine qe drejton aktivitetin e Fondacionit „ Hans Siedel“, ku i gjen fondet financiare per te realizuar projekte te tilla qe i sherbejne Europes Jug-Lindore por edhe fqinjes se saj, BE?

Reinhard Gebert: Ne Gjermani ka 6 fondacione politike. Sejcili prej tyre eshte afer nje force politike, te perfaqesuar ne Parlamentin Federal Gjerman. Kjo eshte shume e dobishme. Kur nje parti perfaqesohet per tre me shume se tre mandate ne Parlament, pra ne Bundestag, atehere ajo gezon te drejten te themeloje nje Fondacion qe financohet nga vete Parlamenti Federal i Gjermanise. Fondacioni „Hans Seidel“ eshte themeluar nga Unioni kristian social dhe fondet financiare ia siguron Bundestagu. Pse krijohen te tilla Fondacione? Per qellime shume te rendesishme ne Gjermani dhe jashte saj. Ne Gjermani ato merren me edukimin politik demokratik gje qe eshte shume e nevojshme edhe ne Shqiperi. Nga ana tjeter keto fondacione politike bejne te mundur lidhjet me pjesen tjeter te botes, per t’i treguar asaj se cilet jemi, çfare mund te realizojme se bashku, si mund te mbeshtesim partneret tane per te zgjidhur problemet dhe per te çuar perpara zhvillimin.