1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania mundi Uellsin 2:0

2 Prill 2009

Kombëtarja gjermane në futboll bëri edhe një hap të madh drejt kualifikimit për kampionatin botëror, i cili zhvillohet vitin që vjen në Afrikën e Jugut.

https://p.dw.com/p/HP3M
Golin e parë shënoi Michael Ballack.
Gjermania mundi Uellsin 2:0. Golin e parë shënoi Michael Ballack.Fotografi: AP

Skuadra gjermane mundi mbrëmë si mysafire Uellsin me rezultat 2:0 dhe ruajti pozicionin e parë në tabelë. Golin e parë shënoi Michael Ballack, ndërsa goli i dytë ishte autogol i një mbrojtësi të Uellsit. Ndërkohë që kombëtarja e Shqipërisë, pas humbjes si mysafire nga Danimarka me rezultat 3:0, humbi gjasat për kualifikim në botërorin 2010.