1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania po ecën përpara - Merkel bën bilancin e punës së qeverisë

Bernd Gräßler24 Korrik 2008

Para fillimit të pushimeve të verës, Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një bilanctë punës se qeverisë. Bashkëpunimin e koalicionit ajo e quajti shumë të mirë.

https://p.dw.com/p/Ein3
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Merkel ju bashkangjit vlerësimeve të zëvendëskancelarit Frank Valter Stajnmajer, se punësimi i plotë në Gjermani është i mundur. Është detyrë politikë të bëhen përpjekje për çdo njeri, tha Merkel në konferencën e saj të fundit para fillimit të verës.

50 pyetje për 100 minuta. Programi që kancelarja Angela Merkel duhet të ndiqte para korrespondentëve vendas dhe të huaj nuk ishte shumë i lehtë. Pagat minimale, rrogat e menaxherëve, varfëria në pleqëri në Gjermaninë lindore, Afganistani, programi atomik i Iranit. Shancet për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, për punësimin e plotë të njerëzve në Gjermani, dhe sportistët gjermanë që marrin pjesë në Lojrat Olimpike në Pekin. Asnjë temë nuk mbeti pa ju thënë kancelares as pyetja nëse do lerë presidentin e ardhshëm amerikan t`i bëjë sërish masazh në shpinë: "Unë nuk do të bllokohem, pavarësisht se kush zgjidhet."

Një ditë para vizitës në Berlin të kandidatit demokrat për president, Barak Obama Merkel tha se gëzohet që do të zhvillojë një bisedë me senatorin. Ajo mbrojti rezervat e saj, që Obama të mos e mbajë fjalimin në Portat e Brandenburgut. Ky vend duhet të ruhet për presidentin e zgjedhur. Ministri i jashtëm Frank Valter Stajnmajer i pati quajtur këto rezerva si vogëlsira.

Duke mos pasur parasysh këtë Angela Merkel u shpreh e kënaqur me punën e koalicionit të madh midis Unionit kristiandemokrat, kristiansocial dhe socialdemokratëve. Gjermania po ecën përpara. Në vend të parë ajo përmendi hapjen e 1,6 milionë vendeve të punës që nga viti 2005. Megjithatë dinamika ekonomike do të bjerë: "Duket se viti 2008 do të jetë një vit i mirë, por sipas prognozave në vitin 2009 zhvillimi ekonomik do të bjerë. Kjo do të ketë ndikim në eliminimin e vendeve të punës."

Për pjesën e mbetur të vitit në vijim ajo njoftoi "punë të vendosur" për të përfunduar shumë projekte të filluara. Megjithatë ekzistojnë pika të diskutueshme, ndër të cilat bën pjesë edhe vendosja e pagave minimale në sektorë të tjerë në Gjermani. Punësimi i përkohshëm nuk duhet të përfshihet në të, tha Kancelarja.

Në grindjen me socialidemokratët për politikën energjetike kancelarja theksoi se vendimi i qeverisë së mëparshme të socialdemokratëve dhe Të gjelbërve për nxjerrjen e firmave energjetike nga energjia bërthamore është i gabuar.

Në politikën e jashtme ajo foli për sanksione mëtë ashpra kundër Iranit, nëse bisedimet për programin atomik nuk sjellin hapa përpara

"Unë mendoj se qëndrimi sa më koseguent, dhe përgatitja e sanksioneve për të mos lënë të bjerë dinamika nëse Irani nuk ndryshon qëndrim, aq më të qarta janë shancet e suksesit të një zgjidhjeve diplomatike."

Një ditë para fillimit të pushimeve të verës kancelarja duket e clodhur, Ajo udhëton sot në Bavari për të përjetuar hapjen e Festivalit të muzikës së Vagnerit në Bajerojt (Bayreuth).