1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania rrit interesimin politik për kontinentin e Afrikës

Nina Werkhäuser6 Mars 2004

Të enjtën, Bundestagu gjerman zhvilloi një debat për politikën gjermane përballë Afrikës. Kështu në rrafshin parlamentar u vu intersi i politikës gjermane ndaj kontinetit afrikan, intersim ky që shënoi një rritje të lehtë pas kthimit të kancelarit gjerman Shrëder nga një udhtim në Afrikë në muajin janar me ç´rast kishte vizituar Nigerinë, Tanzaninë dhe Xhibutin.

https://p.dw.com/p/Ar7K
Salla plenare e Parlamentit gjerman (Bundestag-ut)
Salla plenare e Parlamentit gjerman (Bundestag-ut)Fotografi: AP

Luftrat, sëmundjet dhe katastrofat, këto ishin pikat të cialt u kushtoi rëndësi ministrja për bashkëpunim ekonomik dhe ndihmë zhvillimore Hajde Mari Viecorek Cojl.

"Imazhi i përhapur për Afrikën si një kontinet i krizës është i gabueshëm. Psh., Afrika e Jugut, apo vende të tjera tregojnë se Afrika nuk është kontinet i humbur, por një kontinet i së ardhmës dhe se këto sinjale që vijnë nga atje nuk guxojmë t´i anashkalojmë, sepse ato janë një shprehje e ripërtritjes në Afrikë."

Në kuadrin e zhvillimeve pozitive për qeverinë federale, bën pjesë Iniciatva "Partneritet i ri për zhvillimin e Afrikës" Vendet e industrializuar do të mund të bënin më shumë për Afrikën, mendon ministerja Cojl. Për shembull: pambuku. SHBA dhe BE po subvencionojnë prodhuesit e vetë të pambukut, kritikoi ministresha gjermane:

"Derisa në Afrikën perëndimore 15 milionë njerëz sigurojnë ekzistnecën nga prodhimi i pambukut, vendet e industrializuara u bëjnë konkurrencë të padenjë duke subvencionuar prodhueit e pambukut në vendet e tyre dhe kjo është një skandal që bie ndesh me të gjitha parimet mbi të cilët thirret Komuniteti ndërkombëtar."

Qeveria germane përkrah mbështetjes kalasike përmes ndihmës për zhvilim kontinetit afrikan, po përpiqet ta ndihmojë edhe në palinin e sigurisë siç ishte rasti me angazhimin e trupave në misionin e Kongos, verën e kaluar. Opozita ndërkaq, ka kritikuar qeverinë për shkak se sipas tyre shumë fusha të politikës së jashtme nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Deputeti i kristian-demokratëve Arnold Vac kërkoi:

"Duhet të këtë një bashkim në politkën e jashtme, duhet të këtë një koncentrim të mjeteve në pikat thelbësore të politikës zhvillimore. Ajo që sot prezanuat për sa i përket politikës së jashtme në raport me Afrikën, për mua është pak" u shpreh Vac.

Edhe deputet të liberalëve, kritikuan politikën e jashtme gjermane ndaj Afrikës. Këto kritika ndërkaq, i ka hudhur poshtë e ngarkuara e qeverisë gjermane për Afrikën Ushi Aid.

"Politika afrikane e qeverisë gjermane në parim është një bashkëlojë midis politikës së jashtme, asaj të sigurisë, politikës zhvillimore të ambientit dhe të politikës së jashtme ekonomike. Ajo është një nga shtyllat më të rëndësishme në kuadër të politikës afrikane të G-8ës. Ajo nuk është e miratuar vetëm në planin bilateral, por edhe në atë ndërkombëtar dhe është pjesë përbërëse e politikës për Afrikën, e koordinuar në nivel të vendeve më të industrializuara të kësaj bote."