1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjirokastër: Arrestohen policë të korruptuar

Odise Kote4 Qershor 2007

Arrestimi u realizua pas informacioneve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Interpolin Europian

https://p.dw.com/p/ArUh
Fotografi: Bilderbox

Policia shqiptare ndalon tre zyrtarë të lartë policie të implikuar në trafikun e drogës dhe të qënieve njerëzore. Bashkë me ta u ndaluan edhe dy policë të thjeshtë dhe pesë trafikues, që sipas policisë shqiptare përbënin një rrjet kriminal me aktivitet
ndërkombëtar. Operacioni top-sekret u realizua pas informacioneve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Interpolin Europian. Qeveria shqiptare ështrë e vendosur në luftë ndaj trafikut edhe për shkakun e rë nies gjatë vitit 2006 të reputacionit dhe treguesve të saj të shprehura edhe në raportin e departamentit amerikan të shtetit.

Me një operacion top-sekret policia shqiptare ka ndaluar në Gjirokastër tre zyrtarë të lartë të policisë rajonale të implikuar siç u deklarua në mbështetjen dhe favorizimin e trafikut të lëndëve narkotike në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek. Zyrtarë e lartë të policisë rajonale kryenin detyra të rëndësishme shtetërore në strukturat e antikrimit dhe të antidrogës, si dhe drejtues në pikëkalimin kufitar të Kakavijes, porta kryesore e
shkëmbimeve tregtare dhe e qarkullimit të shtetasve në të dy vendet.Operacioni top-sekret u realizua pas informacioneve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm
si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Interpolin Europian.

………………….
Por burime të besueshme thonë se të ndaluarit kishin lidhje të ngushta me rrjetet e trafikut të drogës dhe të qënieve njerëzore që vepronin në të dy anët e kufirit shqiptaro - grek. Qeveria shqiptare duket e vendosur në luftë ndaj trafikut edhe për shkakun e rënies gjatë vitit 2006 të reputacionit dhe treguesve të kësaj lufte të shprehura këto edhe në raportin e departamentit amerikan të shtetit.

Shqipëria për fat të keq edhe gjatë vitit 2007, megjithë përparimet e arritura renditet ndër vendet që nuk janë më vetëm transit, por edhe prodhues të lëndëve narkotike e trafikues të saj në vendet europiane.