1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjirokastra kërkon më tepër vëmendje

Odise Kote18 Prill 2007

Në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, Gjirokastra, i vetmi qytet shqiptar i certifikuar nga UNESCO si "Pasuri e trashëgimisë botërore" në rrezik bën apel për më tepër vëmëndje dhe investime restauratore

https://p.dw.com/p/ArWQ
Ministria e Kulturës, Tiranë
Ministria e Kulturës, TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Në 15 korrik të vitit 2005, Komiteti Ekzekutiv i "UNESCO"- s e certifikoi Gjirokastrën si "Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore" në rrezik dhe apeloi pranë qeverisë shqiptare dhe organizmave ndërkombëtare marrjen e të gjitha masave për shpëtimin e kësaj vlere nga rrënimi i plotë. Gati dy vjet nga kjo kohë, apelit të UNESCO-s, qeveria shqiptare i është përgjigjur me indiferencë totale. Ministria e kulturës, institute
monumenteve luajnë lojën e kungulleshkës dhe fondet vetëm sa shpallen për retorikë, ndërkohë që në Gjirokastër nuk është kryer asnjë investim restaurator.

Rreth 1.3 milionë euro të parashikuara për vitin 2006 u "dogjën" për mungesë kapacitetesh teknike, apo dhe loje ndërministrore aq sa ministri i ekonomisë dhe deputeti Gjirokastrës Genc Ruli u shpreh se një vit u dogj, por fondet i kemi kaluar në UNESCO për të filluar punën në janar.

Por drejtori rajonal i monumenteve të kulturës në Gjirokastër Spartak Drasa shprehet në "Ditën ndërkombëtare të monumenteve të kulturës" se deri tani nuk ka ardhur asnjë fond dhe se janë në pritje të investimeve restauratore.

Gjirokastra është një monument natyral me kështjellën që nis prej shekullit të 4 para erës së re, Pazarin karakteristik, 62 ngrehina monument culture kat I, rreth 500 ngrehina kat II, dhe një zonë muzeale e historike, dhe aktualisht është 75-80 përqind në degradim, me 23 ngrehina monument të kategorisë së I të rrëzuara e mjaft probleme të tjera. Bashkia e qytetit, organizatat joqeveritare kanë shpallur si prioritet të zhvillimit ekonomik të qytetit – turizmin.

Në një konferencë për shtyp të organizuar në "Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës" kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur BIME, i ka bërë apel qeverisë shqiptare, organizmave ndërkombëtare dhe vetë UNESCO të mos e braktisin Gjirokastrën, si dhe ka shpallur themelimin e Forumit qytetar për shpëtimin e
Gjirokastrës. Gjirokastra, kjo pasuri e trashëgimisë kulturore botërore në rrezik prej kohësh ka lëshuar sinjalin S.O.S dhe sipas drejtorit rajonal të monumenteve në Gjirokastër Spartak Drasa.