1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjithnjë e më shumë prindër dhe fëmijë gjermanë zhyten në borxhe për shkak të fatureve të larta të celularëve

Ralf Jekel31 Mars 2004

Për shumë vetë është e pamendueshme tanimë të jenë pa celular. 65 milione gjermanë zotërojnë një celular dhe numri i këtyre personave shtohet gjithnjë e më shumë

https://p.dw.com/p/Ar73
Adoleshentë gjermanë
Adoleshentë gjermanëFotografi: AP


Celularët janë shumë të rëndësishëm për të rinjtë gjermanë. Lënia e takimeve, dërgimi i mesazheve elektronikë, ose thjesht telefonata për bisedë të lirë janë shumë të rëndësishme për të rinjtë sot. Shumë nga ata nuk mund t'a përfytyrojnë më botën pa celular. Problemi është se shumë prej tyre po mbyten në borxhe për shkak të faturave të larta. Nuk mbetet tjetër veçse një konsultë se si të lahen borxhet.
Kush vjen tek Kristian Shmidt ka borxhe. Qysh prej dhjetë vjetësh ai punon tek organizata bamirëse e e Karitasit në Këln, dhe i këshillon debitorët. Në punën e tij ai ka vënë re se në përgjithësi janë të rinjtë ata që i harxhojnë paratë pa e vrarë shumë mendjen. Para dy javësh një nënë erdhi tek këshilltari i Karitasit. Djali asaj sapo i kishte dorëzuar për pagim një faturë mjaft të lartë.
"Ajo tregonte se kontratën për celularin e kishte nënshkruar vetë, pasi ishte ajo që do t'ia bënte dhuratë. Dhe kësaj ajo ja arriti, e bëri dhuratën dhe nënshkroi kontratën. Papritur pas dy muajsh asaj i erdhi fatura me mbi 10.000 euro. Cdo telefonatë e detajuar, gjë që do të thotë se kur ka telefonuar personi, ku, pra çdo gjë që se si e ka përdorur ai telefonin"- thekson Shmidt

Se si do të përfundojë ky rast është akoma e paqartë. Një gjë është e sigurtë: Nëna e djalit është e papunë, nuk mund t'i paguajë të 10.000 eurot borxh shërbimit telefonik. Raste të tilla nuk janë të veçuara sot në Gjermani. Para së gjithash të rinjtë bien gjithnjë e më shumë pre e telefonatave të panevojshme dhe më vonë pre e faturave të larta. Nga një studim i institutit për të rinjtë në Mynih, del se çdo i dhjeti i ri nga mosha 13 deri në 24 vjeç ka borxhe, qofshin këto në bankë, tek të afërmit, apo tek shokët. Mesatarisht borxhet arrijnë në Gjermani shifrën e 1500- eurove. Një nga arsyet kryesore janë harxhimet e shkaktuara nga telefonia mobile: Ja si shprehen disa të rinj gjermanë:

"Telefonatat janë shumë të shtrenjta. Para dy tre javësh kisha telefonuar për 70 euro tanimë janë bërë 445 euro. Sikur të kisha një kartë me 15 euro ajo do harxhohej menjëherë."

"Në muaj unë harxhoj rreth 100- 150 euro. Duhet të telefonosh, nëse i hedh lekët në kabinat telefonike apo në celular - është njëlloj. Paratë harxhohen."

"Unë e kam të nevojshmë telefonimin. Ata që më kërkojnë duhet të më gjejnë - kështu që harxhohen paratë."
"Më së shumti unë dërgoj mesazhe- janë shumë të shtrenjta, në muaj unë harxhoj 100 euro për këtë. Ja kështu kur ke shumë shokë apo për të dashurin- dërgon mesazhe. Kjo do të thotë veç shumë para."

Celularët janë për të rinjtë sot një element shumë i rëndësishëm i jetës së tyre, pa të cilin ata nuk bëjnë dot. 84% e të rinjve nga mosha 13 deri në 22 vjeçare kanë një celular, kjo do të thotë që vetëm një nga dhjetë të rinj nuk ka telefon mobil. Tanimë nuk dërgohet vetëm mesazh por edhe fotografi përmes celularit. Por më shumë në modë janë logot për telefonin dhe meloditë e ndryshme që shërbejnë si zile, këto mund t'i marrësh përmes procesit daunloud- pikërisht këtu është problemi: Karin Fries nga Instituti studimeve për të rinjtë thekson:
"Të gjitha këto janë shërbime ekstra, dhe askush nuk e di se sa kushtojnë. Madje askush nuk interesohet shumë për këtë. Këto janë vërtet harxhime, të cilat mund ti çojnë të rinjtë në borxhe të mëdha."

Le të marrim për shembull meloditë e ndryshme që janë edhe njëkohësisht zile telefoni. Biznesi me këtë degë lulëzon në Gjermani. Veçanërisht adoleshentët duan të kenë rregullisht hitet aktuale edhe si melodi zileje në telefonin e tyre. Ajo që ata nuk vënë re është se shpesh prefikset e numrave që ata telefojnë futen në katëgorinë e prefikseve ekstra të shtenjtë, çmimet shpesh janë pikërisht tek pjesa e shpalljes që është e shtypur me gërma të vogla. Kështu i merren dikujt shpejt nga xhepi 10 euro."

"Shtojmë këtu se të adoleshentët e të rinjtë nuk janë mësuar të kontrollojnë aq ofertat si të rriturit, apo t'i lexojnë ato me vëmendje. Të lexuarit gjithashtu nuk është aq në modë në grupin e shokëve. Kështu ndodh që shumica e tyre nuk i shohin aq mirë llogaritë e veta dhe dua të përmend madje se disa shërbime mobile përpiqen pikërisht të rinjve t'ua zhvasin paratë"- theksos Karin Fries.

Shumë të rinj madje nuk e dinë se si t'i kontrollojnë paratë që disponojnë. Mbrojtësit e konsumatorëve këshillojnë për këtë përdorimin e telefonave me kartë, megjithëse impulset janë më të shtenjta- sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kontrollohen harxhimet e bëra.
Sigurisht tani çdo i dyti i ri në Gjermani ka filluar të përdorë telefonimin me kartë- por kjo edhe për shkak të këmbënguljes së prindërve, të cilëve shpesh u mbesin në duar faturat e larta për t'i paguar.