1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Gjumë do të fle kur të dal në pension" - Një punëtor nga Zaksen- Anhalti

Peter Hille3 Korrik 2008

Në landin Zaksen Anhalt ka pas ezistuar dikur trekëndëshi kimik midis Lojnas (Leuna), Shkopaut (Schkopau) dhe Biterfeldit (Bitterfeld). Deri në shpërbërjen e RDGJ-së, këtu kanë pas punuar dikur 120 000 vetë.

https://p.dw.com/p/EFsb
Qyteti Hale, qendra
Qyteti Hale, qendraFotografi: DW/Peter Hille

Natyrisht që edhe Karlhajnc Kizling (Karlheinz Kiesling) e njeh këtë shprehje. "Ne zgjohemi herët. Zaksen-Anhalt." Me këtë shprehje landi i Zaksen Anhaltit (Sachsen - Anhalt) konkuron në ekonominë e tregut që kur rezultatet e një studimi treguan se banorët e këtij landi zgjohen më herët se ata të landeve të tjera gjermane. "Për mua kjo është e vërtetë", thotë Kizling, "zilja e orës sime ra sot në orën katër. Turni i parë fillon punën në gjashtë fiks."

Karlheinz Kiesling
Karlheinz KieslingFotografi: DW/Peter Hille

Zgjim i hershëm në Zaksen-Anhalt

Karlhajnc Kizling punon në sektorin e kimisë. Në fabrikën e polimereve në Lojna (Leuna) në Hale (Halle an der Saale) ai kontrollon prodhimin e 120 tonë polimereve në ditë. Çfarë janë polimeret? "Ky është një lloj materiali, i cili përdoret për shembull për ngjizjen e betonit", shpjegon Kizling. "Ky material është shumë i rëndësishëm në sektorin e ndërtimit. Por polimeret tona përdoren edhe për ngjitjen e pllakave lëvizëse në mullinjtë me erë të prodhimit të energjisë, ose për prodhimin e pjesëve të makinave automobilistike. Polimeret janë një lloj materiali ngjitës në industri."

I veshur me veshjet ngjyrë blu të punës dhe me helmetën e verdhë Kizling fillon të bëjë kontrollin në repartin e prodhimit. Në një hapësirë katërkatëshe, me bazën e një fushe sporti sundon një rrjet i padëshifrueshëm tubash çeliku, kazanësh të mëdhenj dhe kabllosh me ngjyra. Nga to dëgjohen fishkëllimat e ventilëve dhe gurgullimat e kazanëve. Përveç Kizlingut këtu nuk shihet këmbë njeriu tjetër.

Uzina e prodhimit të polimereve, Leuna- Zaksen Anhalt
Uzina e prodhimit të polimereve, Leuna- Zaksen AnhaltFotografi: DW/Peter Hille

Procesi i ndryshimeve strukturore në kulmin e tij

"Më parë në një reparte si ky punon 40 vetë," sagt Kizling dhe rregullon helmetën në kokë. "Por sot gjithshka është automatizuar dhe nevojitet shumë pak personel."

Në vitet shtatëdhjetë Kizlingu filloi të punonte në industrinë kimike, e cila në atë kohë ishte shtetërore në Gjermaninë lindore. Kizling tregon nga ana tjetër e repartit. "Këtu ishte çdo metër katror i zënë. Gjithshka funksiononte, por dikur filloi çarja. Dhjetra mijra kolegë e humbën brenda një dite."

Qyteti Hale, Gjermani
Qyteti Hale, GjermaniFotografi: DW/Peter Hille

Fundi i 120 000 punonjësve të kimisë

Pas ndryshimit të sistemit në RDGJ, në vitin 1990, shumica e ndërmarrjeve nuk mundën t`i rezistonin ekonomisë së tregut. "Ishte e vështirë të shikoje se si u mbyllën njëra firmë pas tjetrës", thotë Kizling. Edhe ai e humbi punën e tij. "Shumë vetë shkuan në perëndim. Por unë nuk doja. Unë kam ndërtuar këtu një shtëpi, kam një kopësht. Unë juam pjesë e këtij vendi."

Të kërkojë lumturinë në perëndim?

Pas një viti pa punë, Kizling gjeti një punë të re. Por shumica e kolegëve të tij nuk patën fat. "Megjithatë gjendja është duke u përmirësuar," thotë Kisling. "Shumë sipërfaqe toke këtu është marrë sërish me qera. Dhe në Zaksen -Anhalt janë vendosur ndërkohë shumë firma të teknikës diellore dhe asaj biologjike."

Pas 12 orësh punë, mbaron turni i tij për sot. Shpejt në shtëpi, dhe sa më shpejt në krevat? Jo, ai ka plane të tjera. Kizling shkon në shkollën ë natës në Naumburg. Pas mbarimit të punës ai shkon një herë në javë në kursin e anglishtes. "Në këtë ndërtesë jam ulur që kur kam qenë fëmijë, kjo ka qenë shkolla ime fillore. Gjumë mund të fle kur të dal në pension."