1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjurmë radioaktive në avionët rusë

Alfred Schmit1 Dhjetor 2006

Në rastin e Litwinenkos shtohen përmasat e hetimeve. Në qendër të vemendjes janë tani avionët rusë në të cilët janë gjetur gjurmë rrezatimi radioaktiv

https://p.dw.com/p/Ar9Z
Avion i British Airways ne Heathrow
Avion i British Airways ne HeathrowFotografi: AP

Në Londër do të kryhet sot obduksioni i kufomës së ish agjentit rus Alexander Litwinenko. Litwinenko vdiq para një jave në një spital të Londrës pas një vuajtjeje të gjatë. Në trupin e tij u gjet substancë radioaktive Polonium 210. Ai vetë kishte thënë pak para vdekjes se e kanë helmuar dhe kishte bërë përgjegjës shërbimin sekret rus.

Ndërkohë afera po zgjerohet, sepse në dy avionë pasagjerësh u gjeten lëndë radioaktive. Kur të bëhet sot obduksioni i kufomës së ish agjentit, do të jetë i pranishëm një mjek ligjor, si dhe një tjetër, i dërguar nga ministria e brëndshme.

Policia britanike shpreson të mësojë nga obduksioni, se kur Aleksander Litwinenko ka rënë në kontakt me substancën radioaktive, polonium 210. Dhe se si lënda ka hyrë në trupin e tij. Sipas shkencëtarëve britanikë substanca, ose mund të gëlltitet, ose mund të merret përmes rrugëve të frymëmarrjes, ose përmes një plage të hapur.

Për shkak të këtyre rrethanave qeveria britanike e ka cilësuar deri tani të pakët rrezikun për publikun. Ministri i brendshëm John Reid nuk do ta ekzagjerojë me këtë rast. Ai thotë se edhe probleme diplomatike ndërmjet Londrës dhe Moskës nuk do të ketë për këtë shkak: "Përsa i përket bashkëpunimit me palën ruse, ministria e brendshme po bisedon me autoritetet ruse dhe ka premtuar bashkëpunim. Madjederi në sferat e larta. Pavarësisht prej kësaj policia britanike natyrisht që mund të ndërhyjë, kur e sheh të nevojshme. Përshembull kur është fjala për avionët rusë."

Avionet e ndryshëm, në të cilët deri tani janë gjetur gjurmë të rrezatimit radioaktiv, janë një tjetër çelës për sqarimin e çështjeve të nxehta. Të enjten në mbrëmje ministri i brendshëm britanik tha para parlamentit se në qendër të vemendjes janë pesë avionë. Nga aeroportet e Londrës deri tani vetëm Heathrow ka njoftuar se në avionë është gjetur rrezatim radioaktiv. Ministri i brendshem befasoi opinionin me faktin se volumi i hetimeve është shumëfishuar.

"Nderkohë janë janë bërë kontrolle në 24 vende. Sipas ekspertëve rreth gjysma kanë rrezatim radioaktiv. Policia po merr në pyetje shumë dëshmitarë, për të ndjekur lëvizjet e zotit Litvinenko në momentet relevante."

Tre avione të British Airways janë nxjerrë nga qarkullimi, dy në Londër dhe një në Moskë. Shefi i British Airways, Willie Walsh: "Ne i kemi ndjekur të gjitha 221 fluturimet e këtyre avioneve që peri datës 25 tetor. Të dhënat mund të gjenden në një faqe interneti. Pasagjerët që shqetesohen, duhet të informohen për të parë, në se kanë qenë në avionë. Dhe në rast nevojë të njoftohen tek shërbimi shëndetesor britanik."

36 000 pasagjere dhe anëtarë ekuipazhi, të cilët në fluturimet e tyre të shumta kanë rënë në kontakt me një nga avionet e British Airways janë të shqetësuar. Ata kanë hapur dhjetramijëra herë faqet e internetit të shoqërisë ajrore, në të cilat janë renditur të 221 fluturimet. 70 vetë ju nënshtruan kontrollit mjekësor.

Deri tani thotë ministri i brendshem, mjeket nuk kanë parë shkak për t´u preokupuar.
"Rrezatimi nuk shkon disa metra, por disa centrimetra. Përveç kësaj çdo lloj barriere ndëermjet materialit dhe mjedisit pengon përhapjen e rrezeve. Letra e trashë mjafton, apo edhe një enë prej qelqi."

Një nga klientet e British Airways thotë se megjithatë ndjenja e pasigurisë nuk e lë të qetë. "Pashë në faqen e internetit dhe mendova po aty kam qenë edhe unë javën e kaluar. Ishte një ndjenjë mbytese. Mendova fillimisht, o zot çfarë të bëj tani. Dhe pastaj lexova lajmet dhe thashë, mirë ky material është shumë i rrezikshëm, por duhet të ndodhin shumë gjëra, që të bëhet edhe më i rrezikshëm. Duhet ta gëlltitësh me të vertetë. Megjithatë aspak ndjenjë e mirë."

Familja e të vdekurit qëndron në versionin, se Aleksander Litvinenko është viktimë e agjentëve të shërbimit sekret rus. Zëdhënësi i tyre Alex Goldfarb akuzon qeverinë ruse, se ka qenë e përshirë në këtë rast. "Ne vazhdojmë të besojmë, se kjo është një vrasje e qëllimtë, e kryer nga agjentët e shërbimeve sekrete ruse. Siç duket ne nuk e dimë, se në cilën pjesë të rretheve të pushtetit, apo të rretheve politike në Rusi ndodhet zanafilla."

Qarkullojnë spekullime. Njëri prej tyre prek oligarkun rus Boris Berezovski. Ai jeton në Londër dhe Aleksander Litvinjenko ishte ditën e helmimit në zyrën e tij. Siç duket ish agjenti i vdekur ka rënë ndërmjet fronteve të ruseve të pushtetshëm në mërgim, të cilët donin të thurnin intriga kundër presidentit Putin. Në rast e Litvinjenkos duken të gjitha të mundshme. Hetimet mund të vazhdojnë gjatë.