1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata evropiane kundershton padinë gjermane kundër ndalimit të duhanit

Bernd Riegert13 Qershor 2006

Reklama e duhanit është e ndaluar në bazë të ligjit të BE-së dhe shumë mirë që është kështu mendojnë fanatiket e shëndetit. Megjithatë, qeveria e vjetër socialdemokrate dhe e gjelber ka ngritur padi në gjykatën evropiane në Luksemburg kunder ligjit përkatës të BE-së.

https://p.dw.com/p/Ar0O
Fushatë e BE-së kundër duhanit
Fushatë e BE-së kundër duhanitFotografi: AP

Ligji është një nderhyrje në lirinë e reklamës, është argumentimi. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur tashmë kunder ndalimit të reklamës së duhanit. Të martën "prokurori i përgjithshëm" i gjykatës evropiane tha se rekomandon kthimin e padisë.
Padia e qeverisë gjermane kunder ndalimit të duhanit ka pak përspektivë për sukses. Në tri nga katër rastet gjykatësit e lartë evropianë ndjekin rekomandimet e prokurorit të tyre të përgjithshëm. Në letrën e tij prokurori Phillipe Leger shkruan, se ligji i diskutueshëmk i BE-së duhet të arrijë që reklamat e duhanit në gazeta, revista dhe në internet të jenë të njëjta për të gjitha vendet anëtare. Përndryshe tregu i përbashket në BE nuk do të funksiononte. Prokurori i përgjithshëm hedh poshtë argumentin e paditësve gjermanë, se BE nuk ka për këtë kompetencë. Prokuroria e përgjithshme thotë se BE për më tepër duhet të unifikojë ligjet e vecanta në shtetet anëtare, për të realizuar qarkullimin e lirë të mallrave.
Nqs gjykatësit do të ndjekin prokurorin në vendimin, që pritet të merret në vjeshtë, reklama e duhanit duhet të ndalohet në prodhimet gjermane të shtypit. Edhe sponzorizimi i aktiviteteve të mëdha me rendësi ndershteterore si formula një, apo festivalet e rokut duhet ndaluar. Linja përkatëse e BE u aprovua në vitin 2003 kunder rezistences gjermane në këshillin e ministrave në Bruksel. Ajo është dashur të tranformohej edhe në Gjermani në ligj kombëtar deri në verë 2005.
Në vitin 2000 gjykata evropiane vendosi ligjin e parë për duhanin në BE. Atëherë gjykatësit patën ndjekur argumentin, se nuk është fjala për tregtinë e lirë të prodhimeve të shtypit, por për mbrojtjen indirekte të shendetit, një fushatë kunder duhanit nga dera e pasme. Për mbrojtjen e shendetit janë përgjegjës shtetet anëtare vetë dhe jo BE. Versioni i dytë i ligjit për reklamën e duhanit, kunder të cilit ka ngritur padi Gjermania në rastin aktual, është i përmbledhur më konkretisht dhe i përgjigjet pretendimeve të gjykatës evropiane.
Qeveria gjermane në tratativat në Luksemburg ka paraqitur tezen se shtypi gjerman është i varur nga të ardhurat e reklamave të duhanit. 99% e prodhimeve të shtypura shiten në Gjermani, pra nuk e prekin aspak tregun e brendshëm evropian. Koncernet e duhanit japin në Gjermani rreth 50 milionë euro çdo vit për anonca në gazeta dhe revista. Në reklamën e internetit shkojnë edhe 10 milionë euro të tjerë.
Drejtuesi i shoqatës së botuesve të revistave gjermane Wolfgang Fürstner, akuzoi në Berlin BE-në se merr mbi vete kompetenca dhe përmes temës emocionale reklama e duhanit cënon lirinë e shtypit dhe të reklamës.
Reklama e duhanit në televizion dhe radio është e ndaluar në Gjermani që në vitin 1974, në BE që në fillim të viteve 90.
Komisari i shendetesisë në BE, Markos Kyprianou, nuk u pozicionua zyrtarisht lidhur me ekspertizën e prokurorit të përgjithshëm. Zyra e tij megjithatë është për ndalimin e përgjithshëm të duhanit në ndertesat publike dhe në restorantet, të cilat vlejnë për disa vende të BE, por në Gjermani akoma jo. Rreth një gjysëm milioni njerëz vdesin cdo vit në BE nga pasojat e duhanit. 40% e të gjithë qytetarëve të BE-së pijnë rregullisht duhan. Kjo shifer po bie ngadalë prej vitesh.