1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata kushtetuese: antikushtetues operacioni i ushtarëve gjermanë mbi Turqi në vitin 2003

Bernd Volf 7 Maj 2008

Operacioni i Bundesverit në Turqi në vitin 2003 ishte në kundërshtim me kushtetutën, tha Gjykata Kushtetuese.Për shkak të kërcënimit të luftës së Irakut parlamenti duhej ta kishte aprovuar më parë misionin e Bundesverit.

https://p.dw.com/p/Dvqh
Gjykata Kushtetuese Gjermane shpall vendimin për avionët Avaks
Gjykata Kushtetuese Gjermane shpall vendimin për avionët AvaksFotografi: picture-alliance/ dpa

Operacioni i ushtarëve gjermanë në avionët AWACS të NATO-s mbi Turqi në vitin 2003 duhej të merrje aprovimi i parlamentit. Por qeveria e kancelarit Schrëder e bëri këtë e vetme duke cënuar kështu kushtetutën. Kushtetuta kërkon, thonë gjykatësit e senatit të dytë me nënkryetarin e gjykatës në largim Hassemer, se nëse konkretisht pritet, që një mision i ushtarëve gjermanë jashtë shteti të përfundojë në përdorimin e armëve, dhe kjo ndodh gjithmonë, nqs ushtarët e Bundeswerit jashtë shteti janë të armatosur dhe lejohen të qëllojnë, atëherë duhet që këtë mision ta aprovojë parlamenti dhe kjo duhet bërë më parë. Gjykatësi i gjykatës kushtetuese Wilfried Hassemer:

"Cdo mision mund të kalojë nga një aksion i vecantë në një konflikt më të madh dhe më të gjatë ushtarak, deri në një luftë të zgjeruar."

Sot gjykata bëri të qartë se ku janë kufinjtë e lirisë së një qeverie. Ajo mund të formulojë angazhimin strategjik gjerman në përgjithësi, mund të shprehet për operacione konkrete të NATO-s, por nuk duhet të vendosë në se ushtarët do të dergohen në një mision konkret jashtë shteti. Këtë mund ta bëjë vetem parlamenti, Bundestagu.

Sipas Gjykatës Kushtetuese ai mban përgjegjësinë për operacionet jashtë shteti. Qeveritë e ardhshme gjykata kushtetuese i porosti, se liria e parlamenti nuk duhet kufizuar, sepse ky është një parim i ndarjes së pushtetit ndermjet ligjvënësit dhe ekzekutivit, që nuk duhet dëmtuar.

Fluturimet e zbulimit në Turqi para pesë vjetësh ishin operacione që duhej aprovuar nga parlamenti dhe jo sic kishte pohur qeveria, një mision rutinë brenda aleancës. Gjykatësi Udo Di Fabio:

"Operacioni nuk kishte vetëm një kuptim simbolik për të trembur, por merrte masa konkrete kundër një sulmi ushtarak ndaj Turqisë."

Partia liberale që kishte ngritur padinë, gëzohet për vendimin, sepse ai forcon parlamentin.

Qeveria e sotme përshëndet shtimin e sigurisë për qeverinë dhe ushtarët, por është skeptike në se forcimi i parlamentit do të vështirësojë veprimin në politikën e jashtme.

Dieter Weingärtner i ministrsë gjermane të mbrojtjes:

"Ne duhet ta analizojmë me hollësi, se cfarë rëndësie kanë vendimet, që ka marrë sot gjykata në nivelin e NATO-s. Duhet parë, nëse në politikën e jashtme gjërat do të vështirësohen. Natyrisht që mund të jetë e mundur, që një pjesëmarrje e shpejtuar e Bundestagut të jetë edhe nga politika e jashtme një sinjal, se duhet të llogarisimin edhe me ndërmarrje të armatosura."

Sidoqoftë operacionin në Afganistan më vonë qeveria e la të bekohej nga parlamenti.