1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Femrave mund t'u drejtohesh në formën standarde mashkullore

13 Mars 2018

Nuk është diskriminim kur femrave u drejtohesh me shkrim në formën standarde mashkullore

https://p.dw.com/p/2uFyL
BGH verhandelt über Klage einer Sparkassenkundin
Fotografi: picture-alliance/dpa/Uli Deck

Gjykata e Lartë Federale e Gjermanisë konfirmoi të martën që forma e gjinisë mashkullore mund të përdoret edhe më tej si formë përfaqësuese për t'ju drejtuar femrave, pa i diskriminuar ato.

Një gjermane 80 vjeçare e pati hedhur në gjyq bankën e saj, pasi ajo i qe drejtuar me shkrim në formën standard"i dashur klient". Gjykata më e lartë e Gjermanisë tha se forma standarde mashkullore nuk është diskriminuese. Dy gjykatësit meshkuj dhe dy gjykatëset femra thanë se ligji i Gjermanisë për barazinë gjinore nuk i jep të drejtë një gruaje që t'i drejtohen në formën femërore.

Paditësja Marlies Krämer megjithatë tha se do ta çojë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë dhe nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Pavarësisht nga kjo, në Gjermani është bërë prej vitesh e zakonshme që të përdoren të dyja gjinitë kur i drejtohesh me shkrim dikujt.