Greqia dënon njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abkazisë

Rusia në deklaratë nuk përmendet asnjëherë me emër. Një ekuilibër mbi litar, i një vendi me identitet perendimor, por edhe me interesa të mëdha energjitike me Moskën.

Kjo përkujtesë me aludimin e qartë për Kosovën, që nuk e ka njohur akoma, e bën qëndrimin e Athinës më të përmbajtur se të partnerëve të tjerë evropianë dhe bile të ekuilibruar ndaj Rusisë, që jo rastësisht nuk përmendet asnjëherë me emër dhe si autorja e aktit të dënueshëm diplomatik. Është më se e qartë se qëndrimi i Athinës, siç theksohet dhe nga analistët, i ngjan një ekuilibri mbi litar, të një vendi me identitet perendimor, por edhe me interesa të mëdha energjitike me Moskën.

Nuk është e rastit që gjatë gjithë këtij muaji të krizës në Kaukaz Athina nga njëra anë dërgonte ndihma humanitare në Gjeorgji dhe nga ana tjetër i shmangej çdo deklarate kompromentuese me Moskën, duke u mjaftuar me përkrahjen e plotë të " planit Sarkozi prej gjashtë pikash". Në asnjë rast Athina muk dëshiron të prishë klimën e marrëdhënieve të saj të ngushta ekonomike me Moskën, së cilës i dedikon edhe materializmin e ambicjeve të saj për rol kyç në rrejetet energjitike Lindje –Perendim. Pasnesër fillon diskutimi për ratifikimin e marrëveshjes së naftësjellësit South Stream nga parlamenti grek, që jo rastësisht Moska e dërgoi para disa ditësh si për t'i kujtuar partnerit të saj avantazhet e bashkëpunimit, por edhe obligimet ndaj tij. Naftësjellësi në fjalë ashtu si edhe ai i naftësjellësit Burgas-Aleksandrupoli, që brenda vitit do të fillojë nga ndërtimi, kishin shkaktuar iritimin e Uashingtonit që paralajmëronte për rrezikun e vartësisë nga monopoli rus.

Me një deklaratë të mbrëmshme me shkrim, të ministres së jashtme Dora Bakojani, Greqia reagoi zyrtarisht ndaj vendimit të Moskës për njohjen e pavarësisë së dy provincave të Osetisë Jugore dhe Abkazisë, të shkëputura nga Gjeorgjia.

" Shprehim keqardhjen tonë për zhvillimet e sotme dhe bashkërendohemi me deklaratën e presidencës frenceze, duke dënuar vendimin e njohjes së zonave të shkëputura të Osetisë Jugore dhe Abkazisë nga Gjeorgjia",

thuhet në paragrafin e fundit të deklaratës, pasi në katër paragrafet e mëparshme të saj i mëshohet përkushtimit të Athinës në politikën parimore të " respektimit të pavarësisë dhe integritetit territorial të shteteve", të " zbatuar me rigorozitet në një sërë çështjesh" prej saj dhe për rrjedhojë " që në momentet e para të krizës" në Gjeorgji.

Na ndiqni!