1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia jashtë çerekfinales së Euro 2008

Esat Ahmeti15 Qershor 2008

Spanja mposht Suedinë dhe kualifikohet për në çerekfinale

https://p.dw.com/p/EJxt
Në foto portieri grek, Antonis Nikopolidis
Në foto portieri grek, Antonis NikopolidisFotografi: Reuters

Kampioni aktual evropian, Greqia, do të jetë jashtë çerekfinales së Euro 2008, pasi që u mposht nga Rusia me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit D. Me këtë fitore Rusia mbledh tre pikë në pozitën e tretë, sa ka edhe Suedia në të dytën, derisa Spanja tashmë është kualifikuar për në çerekfinale, me gjashtë pikë të grumbulluara. Ajo mposhti mbrëmë Suedinë me rezultat 2 me 1. Greqia ndërkaq me humbjen e dytë humbi edhe çdo gjasë për kualifikimin e mëtejmë, derisa ndeshjen e fundit e zhvillon përballë Spanjës.