1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia njësoj si Republika Domenikane dhe Kosta Rika

Alkyone Karamanolis8 Dhjetor 2006

Skandalet e korrupsionit në Greqi nuk kanë fund. Përpara pak javësh në fokusin e hetuesisë u vu agjencia për kontrollin e tregut

https://p.dw.com/p/Arad
Korrupsioni në Greqi ka përfshirë dhe Kishën
Korrupsioni në Greqi ka përfshirë dhe KishënFotografi: AP

Grekët janë mësuar me skandale korrupsioni. Vitin e kaluar u zbulua një kartell supermarketi, një rast që ndër të tjera e bëri publik edhe komisionerja e BE-së për konkurrencën Neli Kroes, u zbuluan afera në kishë dhe u shkarkua një rrjet gjyqtarësh dhe avokatësh që merrnin ryshfete. Konservatorët erdhën përpara tre vjetësh në pushtet me pretimin se do të luftojnë korrupsionin. Sllogani i tyre ishte "tolerancë zero". Por, në indeksin e korrupsinit të Transparency International, Greqia ka rënë nga vendi i 47 në të 54 në një nivel me Republikën Domenikane, Kosta Rikën dhe Tunizinë.

Ishte një nga restaurantet Soflaqi më të njohura në qendër të Athinës, ku kryeministri konservator Konstantinos Karamanlis premtoi para publikut plot efekt premtoi, atë që ai e quajti si "rithemelimi i shtetit grek". Komponenti kryesor ishte lufta kundër korrupsionit.

Korrupsion në rritje

Gati tri vjet më vonë në statistikën e Transparency International 65 përqind e të pyeturve thonë, se korrupsioni në Greqi është rritur. Ka shumë pak kontrolle, thotë i ngarkuari si ombudsman i Greqisë Giorgos Kaminis, detyra e të cilit është, që të ndërmjetësojë mes organeve shtetërore dhe qytetarëve, por ky është vetëm njëri prej shkaqeve: "Administrata jonë ka mangësi të mëdha organizative, aq sa ndonjëherë një çështje shumë e thjeshtë mund të zgjasë shumë. Ky është njëri aspekt që i krijon terren korrupsionit. Aspekti tjetër ka të bëjë me atë që ligjet tona shpesh herë janë të paqarta. Greqia përshembull ende s´ka një plan për rregullimin e territorit. Kjo u lë hapësirë veprimi nëpunësve, që çështjen e atij që parashtron kërkesë ta trajtojë me kosto të favorshme ose jo të favorshme, gjë që i bën ata të pranojnë ryshfetin."

A i keni dhënë nga buxheti juaj ndonjë ryshfet dikujt vitin e kaluar?

Kësaj pyetjeje të Trancparency International në Greqi 12 përqind i janë përgjigjur me "po". Sepse përpara në Greqi ka qenë i nevojshëm bakshishi për të mbaruar edhe punët legale. I ngarkuari për të drejtat e qytetarëve Giorgos Kaminis shkaqet i gjen tek rënia në përgjithësi e vlerave në shoqërinë greke: "Në vitet 70-të, 80-të Greqia u kthye brenda një kohe të shkurtër nga një shtet agrar në një vend të pasur. Paraja e shpejtë i ka prishur moralin njerëzve. Në fëmijërinë time ka pasur një shtresë të vogël të mesme, por që ishte me parime. Edhe shoqëria agrare ka pasur parimet e veta. Sot ne kemi një shoqëri të mikroborgjezisë së të pasurve të rinj, ku vlerat kanë humbur."

Tema korrupsion është një konstante në mediet greke.

Ndonëse ndryshimet e qëndrimit dhe reformat e nevojshme politike janë të vështira dhe të stërzgjatura, në filianin e Transparency International në Greqi ka optimizëm të përmbajtur.

Kryetarja Virginia Tsoiderou: "Qeveria aktuale konservatore e pranon, se në Greqi ka korrupsion . Qeveria paraardhëse nuk ka bërë asgjë. Ajo madje e ka akuzuar Transparency International, se po bën opozitë. Përveç kësaj ne shohim përparime praktike, ka gjyqtarë, avokatë dhe biznesmenë që ndërkohë ndodhen në arrest hetimor, e gjitha kjo përpara pesë vjetësh as që mund të mendohej."