1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia udhëheq në listën e vendeve të BE ku punohet më së shumti në të zezë, pa tatime dhe sigurim

Bernd Riegert28 Korrik 2004

Që nga fillimi i muajit gusht puna në të zezën në Gjermani, do të jetë me rrezik. Me 1 gusht hyn në fuqi ligji kundër punësimit të paligjshëm, apo ilegal. Shteti gjerman shpreson se pas aplikimit të këtij ligji do të përfitojë rreth 370 miliardë euro nga tatimi. Ministri federal i Fiancave, Hans Eihel, shpreson për një profit më të madh për një miliardë euro. Me ligjin kundër punësimit ilegal, do të luftohet puna në të zezë, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë, në atë të taxive dhe dhënies me qira të makianve, apo në ndërmarrjet e pastrimit si dhe sallonet e lojarave. Por, puna në të zezë është një problem evropian. Vlerësimet për ekonominë e quajtur nën hije, arrijn

https://p.dw.com/p/ArGm
Simboli i punës në të zezë
Simboli i punës në të zezëFotografi: Bilderbox

� nga 6 deri në 16 për qind të prodhimit bruto të Evropës.


Ekonomia e nëntokës, punësimi i fshehtë, puna në të zezë etj, janë disa nga termat me të cilat tipizohet punësimi ilegel në vendet e BE punë për të cilën nuk i paguhen tatime shtetit. Mbretër të pa kurorëzuar të punës në të zezë janë grekët. Rreth 20 për qind e prodhimit bruto të vendit në Greqi bëhet nga puna në të zezë. Një e pesta e stadioneve olimpike në Greqi, fjala vjen, janë ndërtuar me punëtorë në të zezën. Ndërtimataria, bujqësia dhe gastronomia, hotelet dhe restoranet janë sektorët ku punohet më së shumti pa leje të punës dhe pa fletën e taksave.

Greqia pasohet nga vendet e reja anëtare të Evropës qëndrore dhe asaj lindore. Nga Lituania deri në Slloveni, 14 deri 16 për qind e prodhimit bruto në vend bëhet me punë në të zezën. Në Qipro kjo shifër është më e vogël pak më shumë se katër përqind. Në estoni tetë për qind. Për Maltën nuk ka të dhëna. Në ekonomitë e mëdha si janë ato të Francës dhe Gjermanisë kjo kuota e punës në të zezë arrin në gjashtë përqind. Vlerat më të ulta i kanë Holanda, Austria dhe Britania e Madhe me rreth 2 përqind.

Nga Spanja apo Irlanda po kështu nuk ka të dhëna. Të dhënat prandaj nuk janë të sakta dhe këtë e pohojnë edhe autorët nga Komsioni Europion. 220 faqet e raportit megjithatë tregojnë qartë se shkalla e punësimit në të zezën është më e lartë në vendet anëtare të Evropës lindore dhe asaj juglindore se sa në vendet e Evropës veriore dhe asaj perëndimore të BE.

Arsyet janë të natyrës ekonomike. Në vendet me standard më të ulët jetese njerëzit kërkojnë burime shtesë nga puna në të zezë. Gjithashtu ka edhe dallime në mentalitenin e njerëzve. Në Greqi dhe Itali, puna në të zezë, është stil i jetës dhe tolerohet nga politika thuhet në studim. Edhe në Poloni dhe Hungari ekonomia nën hije është traditë. Në vendet ish-komuniste ka pasur një frikë dhe mosbesim të madh ndaj shtetit dhe zyrtarëve të financave.

Bashkimi Europian ka aprovuar linjat ligjore për t´i dhënë fund ekonomisë së zezë. Si shembuj përmenden politika tatimore e Suedisë dhe të ashtuquajturat mini-jobs në Gjermani që do të thotë punë me të ardhura më të pakta. Me të ashtuquajturat Minijobs deri më tani janë bërë shumë ndryshime në sektorin e gastronomisë me ç´rast janë legalizuar punët në restorante dhe hotele, por me një pagesë më të ultë.

Autorët e raportit shpresojnë se puna në të zezë gradualisht do të zvoglohet. Vetëm në Poloni puna në të zezë është rritur duke filluar nga mesi i viteve nëtëdhjeta. Në Bullgari dhe Rumani, të cilat BE do t´i bashkohen në vitin 2007, kuota e punës në të zezë arrin shifrën 23 për qind.

Dhe për fund edhe një vështrim për punë në të zezë jashtë vendeve të BE. Në Amerikë fjala vjen puna në të zezë është me e shprehur se në Gjermani, por më e ulët se në Poloni. Kjo ka të bëjë me faktin se imigrantet ilegalë në SHBA janë të punësuar ilegalisht, pra punojnë në të zezën.