1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greva e hekurudhave bllokon transportet

S.H16 Nëntor 2007

Gazetat e sotme gjermane fokusohen tek greva e hekurudhave gjermane. Temë tjetër e rëndësishme e shtypit të sotëm është rritja e planifikuar e dietave të deputetëve të budestagut gjerman.

https://p.dw.com/p/CIGp

Në gazetën «Rhein-Neckar-Zeitung» nga Heidelbergu lexojmë:

"Shefi i DB-së, nuk do e ndryshosh mendjen? Këshilli mbikqyrës nuk ka probleme. Miliona njerëz që shkojnë përditë në punë, pasagjerë dhe firma që nuk funksionojnë dot më për shkak të grevës, po e humbasin durimin. Edhe sa kohë do të jetë në gjendje Mehorn ta mbajë kokën drejt, deri sa ta arrijë ndryshimin e tarifit në firmën e tij. Ai e di fare mirë se i gjithë koncepti i tarifave të hekurudhave do të prishet, në rast se do ta pranojë kërkseën e GDL-së. Ndryshimi do ta detyronte gjithashtu të hiqte dorë nga përfitimet e majshme të këtij viti. Kjo metodë pune ngjan me situatën e krijuar në Francë."

Në gazetën «Ostthüringer Zeitung» lexojmë:

"Katastrofa ndodhi. Një firmë që kërkon të hyjë në bursë por që nuk ë shtë në gjendje ta zgjidhë në mënyrë fleksibël zënkën për ndryshimin e tarifave, nuk mund të rekomandohet si një ndërmarrje në të cilën ja vlen të investosh. Një menaxhim që i vlerëson si kërcënime kërkesat e një sindikate të bashkuar, dëshmon se nuk është një partner serioz për tarifa. Tani po bëhet e qartë se ideja e shefit të koncernit, Mehdorn, për t´i armiqësuar me njëra-tjetrën sindikatat, në mënyrë që në fund të dilte ai fitimtar, nuk ishte gjeniale. Kjo është katastrofa e vërtetë, dhe kryesia e hekurudhave gjermane Deutsche Bahn, ka gjithashtu fajin e saj."

Në gazetën «Stuttgarter Zeitung» lexojmë:

"Si mund të dalin tani nga dilema partnerët për tarifat? Hekurudhat gjermane dhe sindikata akuzojnë njëra-tjetrën, se nuk duan të debatojnë në mënyrë serioze. Në fakt është shumë e lehtë: Sindikata GDL kërkon një tarif të qëndrueshem, me të cilin mund t´i rezistojë më vonë Transnet-it. Në rast se do t´i plotësohet kjo kërkesë, atëherë punëtorët do të kthehen në vednet e tyre të punës. Me rrijten e rrogës ata do të kenë më shumë mundësi veprimi. Konflikti pra duket i zgjidhshëm, në rast se ana e punëdhënësve do ta zgjidhë vërtetë."

Ndryshojmë temë. Në lidhje me rritjen e planifikuar të dietave të parlamentarëve gjermanë, në gazetën «Kieler Nachrichten» lexojmë:

"Skandali qëndron në faktin se me rrijten e dietave do të rritet edhe pensioni i tyre. Deputetët gjermanë kanë të drejtë për pension shtetëror, në rast se kanë qënë më shumë se 1 vit deputetë. Më parë, të drejtën për pension shtëtëror e kishin vetëm ata, që ishin qysh prej 8 vitesh deputetë në parlament. Ky është një sinjal i gabuar.
Detyra si përfaqësues i popullit nuk është një post i përjetshëm, por një okupim i përkohshëm. Kështu që edhe pensionet duhet të jenë modeste. Nuk mund t´u thuhet seriozisht qytetarëve se në kohërat kur në të gjithë sektorët po shkurtohen pensionet, deputetët po i rrisin të tyret. Me këtë veprim ata e konfirmojnë idenë se po i mbushin pa skrupuj xhepat e tyre."

Dhe së fundi në gazetën «General-Anzeiger» nga Boni lexojmë:

"Indinjimi i qytetarëve mbi rritjen e dietave të politikanëve u rrit më shumë falë deputetëve të koalicionit të madh. Ata mundën ta aporovjnë propozimin për rritjen e rroave të tyre brenda një afati jashtzakonisht të shkurtër prej 14 ditësh. Në fakt vetë rritja e dietave është në rregull. Këtu shfaet përpjekja për ta bërë postin e deputetit atraktiv edhe për një botues librash apo një proefesor universitetesh. Vetëm kështu mund të hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz të kualifikuar në bundestag."