1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grupi negociator kundër imponimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës

Bekim Shehu12 Shtator 2006

Çdo zgjidhje e imponuar do të jetë e dëmshme në periudhën pas zgjidhjes së statusit, shprehen anëtarët e grupit negociator të Kosovës

https://p.dw.com/p/Arcf
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës janë shprehur sot se, të gjitha bisedat e deritanishme të palës kosovare dhe asaj serbe të Beogradit do të rezultojnë pa ndonjë marrëveshje, për faktin që pala serbe sipas tyre vazhdimisht bën obstruksion në çështjet e biseduara siç janë decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe të drejtat e pakicave.

Megjithatë, sipas tyre qëndrimet e palës kosovare janë shumë afër me qëndrimet e faktorit ndërkombëtar dhe në këtë linjë shpresohet se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës do të marrë rrugë gjatë këtij viti duke përjashtuar mundësinë e imponimit të ndonjë vendimi. Grupi negociator i Kosovës sot e ka vlerësuar si të dëmshëm edhe qëndrimin e fundit të Beogradit zyrtar, i cili në kushtetutën e re të Serbisë parasheh ta përfshijë edhe Kosovën si pjesë territoriale e saj.

Sidoqoftë, takimet e palës kosovare dhe asaj serbe të Beogradit akoma nuk kanë përfunduar. Takimi tjetër mbi decentralizimin do të zhvillohet serish në Vjenë më datën 15 të këtij muaji. Pala kosovare thotë se as kësaj radhe nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj, 5+1 komuna të reja për serbët me zgjermin e disa zonave kadastrale, ndërkoëh që kundërshton bashkimin e pjesës veriore të Mitrovicës me komunën e Zveçanit. Pala kosovare thotë se në tërësinë e qytetit të Mitrovicës do të ketë dy komuna, ndërsa, në komunën veriore do të përfshihen edhe disa fshtara shqiptare dhe në këtë mënyrë mbron qëndrimin që qyteti i Mitrovicës të ketë përbërje shumëetnike.