1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Guterres në mision ndërmjetësimi

27 Prill 2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq në Moskë të ndikojë tek Putini. Përmes Polonisë, Guterres shkon në Kiev të bisedojë edhe me Ukrainën.

https://p.dw.com/p/4AU1K
Russland | Treffen UN-Generalsekretär Antonio Guterres und Wladimir Putin in Moskau
Fotografi: Vladimir Astapkovich/AP/Sputnik/Pool/dpa/picture alliance

Sipas Kombeve të Bashkuara, Rusia e vlerëson si të mundur një rol të OKB-së në aksionet e evakuimit në Ukrainën lindore. Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres me kreun e Kremlinit në Moskë, Vladimir Putin të martën në mbrëmje (26.04), nga Kombet e Bashkuara u bë e ditur, se "presidenti parimisht ra dakord për një pjesëmarrje të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e civilëve nga kombinati i çelikut Azov në Mariupol. Për këtë OKB duhet të jetë në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Në bisedimet me Putinin të martën në mbrëmje u bisedua edhe për përmirësimin e situatës humanitare në Ukrainë.

Russland | UN-Generalsekretär Antonio Guterres in Moskau
Fotografi: Vladimir Astapkovich/TASS/Pool/dpa/picture alliance

Guterres kërkoi në takim sërish një bashkëpunim mes Moskës dhe Kievit me Kombet e Bashkuara për të krijuar korridore humanitare për civilët në Ukrainë dhe të sigurohet furnizimi me ndihma humanitare në vend. Takimi me Putin zgjati rreth një orë. Më parë Guterres ishte takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Pas takimit me Guterres, Putin deklaroi, "se megjithëse misioni ushtarak (në Ukrainë) vazhdon, ne shpresojmë ende, se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje në rrugë diplomatike." Rusia nuk i refuzon bisedimet. Këto kanë ngecur pas zbulimit në hapësirën rreth Kievit të shumë kufomave të civilëve pas tërheqjes së trupave ruse. Me këtë ushtria ruse "nuk ka të bëjë", theksoi sërish Putin.

Russland | Wladimir Putin
Fotografi: Vladimir Astapkovich/TASS/Pool/dpa/picture alliance

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përmes Polonisë qëndron edhe në Ukrainë, ku të enjten do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas kritikoi faktin që Guterres udhëtoi së pari në Moskë e pastaj në Kiev. Zelensky tha se ai nuk shikon në këtë "radhë vizitash as drjetësi dhe as logjikë."

SHBA duan të forcojnë Ukrainën

Ndërkohë Sekretari Amerikan Departamentit të Shtetit, Antony Blinken akuzoi kreun e Kremlinit, se nuk është i interesuar vërtet për një zgjidhje diplomatike. "Ne nuk kemi parë deri tani shenja se Putini e ka seriozisht me negociata me rëndësi." Blinken u shpreh para kongresit amerikan, se SHBA duan tani mbështesin Ukrainën ushtarakisht dhe nga ana diplomatike. "Qëllimi ynë është të sigurojmë, që të zbmbrapset agresioni rus dhe të forcohet pozicioni i saj në të ardhmen në tryezën e negociatave."

 

la/ag