1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Haga i kthen gjykatave në Maqedoni katër raste nga konflikti i 2001

Fatos Musliu / Shkup19 Janar 2008

Sipas prokurorisë së Hagës për këto çështje nuk ka prova të mjaftueshme për t´u shqyrtuar nga gjykata ndërkombëtare. Ky hap ka trazuar blloqet politike shqiptare dhe maqedonase.

https://p.dw.com/p/Cune

Partitë maqedonase LSDM dhe VMRO mendojnë, këto çështje duhet të shqyrtohen sërish. “Jam e bindur se nuk do të pengohet gjygjsia e pavarur në vendë gjatë shqyrtimit të lëndëve të kthyera nga Haga. Partit politike duhet ti respektojnë të gjitha vendimet që eventualisht do ti sjell gjygji”- thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së , Silvana Boneva. Edhe për deputetin e opozitës maqedonase Vllado Buckovski vlen gjykimi I rasteve prej gjykatave të Maqedonisë. “Do të kemi mundësi që në praktik të testohet përgatitja profesionale e gjykatës së reforuar por njeherit të testohet edhe koalicioni qeveritar”-thotë Buckovski.

Partitë politike shqiptare PDSH dhe BDI vlerësojnë se gjykatat në Maqedoni nuk duhet të meren me këto çështje, pasi Haga ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme. Për deputetin e PDSH-së, Ruzhdi Matoshi vetë fakti që lëndët nuk janë shqyrtuar nga Prokuroria e Hagës do të thotë se të ato nuk duhet të hapen në Maqedoni: “Për PDSH-në këto çështje duhet të mbyllen në gjykatën e Hagës, nuk ka nevojë që këto lëndë të hapen edhe në Maqedoni. Nëse kthehen atëher për to do të vlejë ligji për amnesti”-thotë Matoshi. Xhevat Ademi nga BDI thotë, se nuk ka arësye, që këto raste të gjykohen në Shkup: “Është një aspekt formal, gjyqësia në Maqedoni duhet të konstatojë vlefshmërinë dhe peshën për amnesti dhe definitivisht kjo çështje të mbyllet”-thotë Ademi.

Prokurori publik i Maqedonisë, Lupco Shvrgovski thotë se nuk mundet të prononcohet deri sa nga këshilli gjygjsor i Hagës nuk e ka marë me shkresë zyrtarisht, që lëndët do të kthehen në Maqedoni. Të rikujtojmë se pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Gjykata e Hagës kishte treguar interesim për 5 raste të krimeve ndaj njerzimit. Pas kthimit të katër lëndëve, Haga akuzon vetëm ish-ministrin e punëve të brendëshme, Lube Boshkovskin për rastin e Lubotenit.