1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PKK Deutsche

Ulrich Pick10 Korrik 2008

Në Lindje të Turqisë luftëtarët e partisë së ndaluar kurde, PKK rrëmbyen tre turistë gjermanë. Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer u shpreh se po ndërmerren masat e duhura për lirimin sa më të shpejtë të pengjeve.

https://p.dw.com/p/EZgu
Flamuri i PKK-sëFotografi: AP

Të rrëmbyerit janë tre alpinistë gjermanë. Ata ishin në marshim me një grup prej 13 udhëtarësh nga Bavaria. Destinacioni i tyre ishte ngjitja në malin Ararat 5100 metra i lartë, direkt në kufirin me Armeninë. Grupi kishte një vizë speciale për zonën kufitare dhe e kish nisur turin qysh të hënën (07.07.) Të martën në mbrëmje ata ndërtuan kampin në lartësinë rreth 3200 metra. Rreth orës 23, sipas orës lokale mbërritën 5 luftëtarë guerilas të armatosur, kërcënuan grupin dhe morën peng tre burra. Udhëtarëve të tjerë iu morën telefonët celularë, mësohet më tej.

Tre qytetarët gjermanë meren peng qëllimisht

Guvernatori i provincës lindore të Anadollit, Agri, mediet turke dhe ato ndërkombëtare njoftojnë, se 5 personat e armatosur i përkasin grupit në ilegalitet të partisë së ndaluar kurde PKK. PKK-ja konsiderohet në të gjitha vendet e BE-së, si dhe në SHBA, Turqi dhe në Irak, ku ajo ka kampet e veta, si organizatë terroriste. Sipas të dhënave të medieve turke me vetëdije janë marrë peng tre qytetarë gjermanë. Si argument thuhet, se ky aksion është bërë në shenjë hakmarrjeje , sepse autoritetet gjermane kohët e fundit kanë vepruar ashpër kundër PKK-së si dhe kundër organizatave që e simpatizojnë atë. Një veprim konkret ishte ndërhyrja e autoriteteve gjermane kundër zyrës së kanalit Roj-TV i afërt me PKK-në, që jep një program satelitor nga Danimarka.

Auswärtiges Amt
Ministria e jashtme, BerlinFotografi: dpa Zentralbild

Udhëzim i ministrisë së jashtme gjermane

Ministria e jashtme dhe ambasada gjermane në Ankara e konfirmuan informacionin për marrjen e tri pengjeve.

Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer tha se ata po ndërmerren masat e duhura për lirimin sa më të shpejtë të alpinistëve.

"Ne në Ministrinë e jashtme kemi ngritur menjëherë një shtab krizash. Anëtarët e shtabit janë në kontakt me autoritetet e Turqisë dhe po bëjmë përpjekje intensive për shpjegimin e sfondit të rrëmbimit. Po ndërmarrim gjithçka që është në mundësitë tona për lirimin e shpejtë të pengjeve", theksoi ministri i jashtëm gjerman.

Ditë më parë Ministria e Jashtme dha udhëzimin për qytetarët, që të evitojnë udhëtimet në zonat e provincat me shumicë kurde Hakari, Sirnak, Mardin. Gjithashtu në këtë udhëzim bëhej e qartë, se si pasojë e masave të marra nga pala gjermane kundër televizonit në gjuhën kurde i afërt me PKK-në Roj-TV nuk mund të përjashtohen aksionet e hakmarrjes nga terroristët e PKK-së. Ka shumë gjasa që kjo pengmarrje të ketë sfond politik.