1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hammerberg kërkon mbylljen e kampeve të romëve në veri të Mitrovicës / Intervistë me profesorin e të drejtës ndërkombëtare, Christian Tomuschat

12 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/M03F

1. Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammerberg, kërkoi gjatë një vizite në Kosovë që të mbyllen dy kampet me romë në veri të Mitrovicës. Ai tha se është i rrezikuar shëndeti i dhjetra familjeve brenda këtyre kampeve sepse ambienti i kampeve që ndodhet brenda kompleksit industrial Trepça, është i ndotur me një sasi të madhe plumbi. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

2. Më 17 shkurt mbyshen dy vjet nga shpallja e pavarësië së Kosovës, të cilën deri tani e kanë njohur 65 vende. Kosovarët janë të mendimit se pas mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, do të pasojë një valë e re njohjeve. Me fjalë të ngjashme shprehet në një intervistë për Deutsche Wellen edhe profesori i të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës evropiane Christian Tomuschat, me të cilin bisedoi Bahri Cani. Në pyetjen nëse pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja më e mirë, shikuar nga perspektiva e sotme, Tomuschat përgjigjet: