1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hans-Dietrich Genscher mbush 80 vjeç

Monika Lohmüller20 Mars 2007

Kryetari i nderit i partisë liberale FDP dhe ish ministri i jashtëm gjerman Hans-Dietrich mbush më 21 mars 80 vjet.

https://p.dw.com/p/Aqx9
Hans-Dietrich Genscher - "Trashaluqi me veshët e mëdhenj"
Hans-Dietrich Genscher - "Trashaluqi me veshët e mëdhenj"Fotografi: AP

Genscher mund të jetë krenar mbi një jetë politike, gjatë së cilës ishte për vite me rradhë në qendër të politikës gjermane. Por Genscher nuk vlerësohet vetëm në Gjermani si një politikan i shquar. Edhe jashtë vendit, ai respektohet dhe vlerësohet si një politikan i mençur dhe plot vizione. Madje në qytetin e Elbasanit ndodhet një shesh që mban emrin e politikanit gjerman Hans-Ditrich Genscher.

Hans-Dietrich Genscher ka pasur shumë poste politike - por posti i ministrit të jashtëm gjerman ishte më kryesori. Qysh në fillim të kësaj faze, në vitin 1974, ai vlerësohej si "avokati i barazisë mes Lindjes dhe Perëndimit". Procesi i Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe iniciativat e tij të viteve 80 për çarmatimin, i dhanë Genscherit mundësinë që të zhvillonte politikën e tij të shtensionimit. Që më parë, si ministër i brendshëm i kabinetit të Willy Brandt, nga viti 1969 deri në vitin 1974, ai ishte i bindur për politikën e shtensionimit të qeverisë federale gjermane.

Njeriu që u pagëzua "pulovra e verdhë" - ngjyrat verdhë e blu janë ngjyrat e partisë liberale gjermane FDP - kishte një strategji te veçantë udhëtimi, kur ishte minitër i jashtëm. Ai ishte politikani i parë nga Perëndimi që vizitoi Pekinin në vitin 1977, menjëherë pas vdekjes së Maos. Pas marshimit të rusëve sovjetikë në Afganistan në fund të vitit 1979 ai mbajti një qëndrim shumë të prerë politik ndaj Moskës, por nuk e ndërpreu linjën e bisedimeve me Bashkimin Sovjetik.

Genscher ju përmbajt me durim politikës së tij të shtensionimit. Kur në Moskë me marrjen e pushtetit nga Mihail Gorbaçovi në vitin 1985 filloi edhe një ndryshim i klimës politike, Genscher i njohu menjeherë shanset e jashtme dhe të brendshme politike që ofronte ky ndryshim për Gjermaninë. Ai u bëri thirrje përgjegjësve të sistemit të Gjermanisë Lindore që ta ndryshonin politikën e tyre dhe u deklaroi në ditët dramatike të verës së vitit 1989 nga ballkoni i ambasadës gjermane në Pragë, mijëra njerëzve që ishin larguar nga Gjermania Lindore, se Berlini Lindor e lejoi hyrjen e tyre në Republikën federale Gjermane:

"Kemi ardhur tek ju, për t´ju thënë se sot u pranua kërkesa juaj për të dalë që këtu."

Dhe kështu i kujton Genscheri, ato ditë dramatike:

"Në fakt ai ishte momenti më delikat në punën time politike. Unë i kuptoja shumë mirë ata njerëz, unë vetë, kur isha në moshën e tyre, u largova nga Gjermania Lindore. Ata kishin frikë dhe kur u thashë se rruga është e lirë, ata borhoritën me aq gëzim, sa nuk e përfytyroja dot. Dhe ky ishte fillimi i fundit të një epoke."

Për Genscherin bashkimi i Gjermanisë ishte realizimi i një ëndrre. "Trashaluqi me veshët e mëdhenj", siç e vizatonin me dashamirësi karikaturistët gjermanë, ka lindur në Gjermaninë Lindore, dhe pas bashkimit ai shkonte shpesh atje. Avokati Genscher ishte shumë krenar, kur morri titullin e nderit të Universitetit të Leipzig-ut.

"Ju falenderoj për këtë titull, i cili më nderon dhe prek në mënyrë të thellë. Dhënia e titullit të nderit të fakultetit juridik këtu në Leipzig, fakulteti im, siç mund të them qysh prej vitit 1948."

Dorëheqja e Willy Brandt nga posti i tij për shkak të aferës së spiunazheve, nuk e ndikoi aspak ministrin e brendshëm gjerman Genscher. Si pasardhës i Walter Scheel, Genscher u emërua ministër i jashtëm gjerman dhe kryetar i partisë liberale FDP. Ai ishte 11 vite me rradhë kryetar i kësaj partie. Gjatë kësaj kohe, ndryshimi i qeverisë i liberalëve ra nga partia social demokrate në unionin kristian demokrat, pra nga Helmut Schmidt në Helmut Kohl. Ky ndryshim i tij i kursit politik u kritikua nga shumë antarë të partisë - FDP-ja pësoi më pas një krizë të thellë. 10 vite më vonë, në maj të vitit 1992, Hans-Dietrich Genscher dha dorëheqjen.

Edhe pse në vitin 1998 ai i dorëzoi të gjitha postet politike, Genscher ka mbetur deri më sot këshilltar i qeverive gjermane.