1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hap me rëndësi në rrugën drejt Evropës?Beogradi shpreson që BE të vendos pozitivisht

Gervald Herter12 Prill 2005

Të martën (11.4) Komisioni i BE-së duhet të vendos rreth një studimi për mundësinë e fillimit të bisedimeve për të vendosur për marrëveshjen e stabilizimit dhe asociimit në mes të Serbisë-Malit të Zi dhe BE-së. Në Beograd dhe Podgoricë shpresohen sinjale pozitive nga Brukseli.

https://p.dw.com/p/ArEo


Emërtimi në dukje burokratik mund të provokojë huti: Me „Studimin për
mundësi të bisedimeve mbi marrëveshjen për stabilizim e asocimit në mes të
Bashkimit Evropian dhe Serbisë e Malit të Zi“ në Beograd janë të lidhur
shumë shpresa: Banka qëndrore shpreson në një sinjal me rëndësi për investitorët e jashtëm. Qeveria serbe dëshiron që përmes këtij studimi të
krijojë pikë në kuadër të politikës së brëndshme. Politikanët në Beograd e
Podgoricë shpresojnë se po i afrohen anëtarësimit në BE, nëse vlerësimi do
jetë pozitiv. Zëvendëskryeministri serb ,Mroljub Labus ka arsye të jetë
optimist. Ai ka vizituar gjatë javës së fundit Gjermaninë dhe Francën, që të
krijojë përshtypje të mirë. Pas kthimit Labus prononcohet, se klima në mes
të Beogradit, Berlinit e Parisit është përmirësuar dukshëm gjatë gjashtë
muajve të fundit.
„Unë pres që Komisioni Evropian të miratoj një qëndrim pozitiv ndaj studimit
të mundësive për të filluar bisedimet. Të dy shtetët duan që të na ndihmojnë
në aspektin teknik, diplomatik e financiar, që ne të mund të realizojmë
agjendën tonë.“
Kjo agjendë mban emrin „Europa 2012“. Beogradi don që t’i përkasë BE-së më
se vonti, pas shtatë vitesh ,megjithse ka akoma shumë problemeve serioze në Serbi e Mal të Zi.

Para disa ditësh shefit të diplomacisë se BE-së, Havier Solana, iu desh që të
ndërmjetësojë në mes të republikave motra, Serbisë e Malit të Zi. Veproi kështu pasi institucioneve të federatës se përbashkët shtetërore u kërcenohej
mareveshja, ngase Beogradi e Podgorica grindeshin rreth detajeve teknike.
Nën drejtimin e Solanës u gjet një zgjidhje kalimtare. Shefi i diplomacisë
evropiane e përshkroi këtë me fjalë lavdëruese:
„Shumë gjatë treni qëndronte i ndalur. Tani shpresoj se ai do të fillojë lëvizjen dhe caku i tij është i qartë.“

Nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje institucionale të kësaj Fedrate: Me
dorëzimin e të dyshuarëve për krime të luftës në Gjykaten e OKB-së në Hag
qëveria serbe e ka zvaritur se tepërmi kohën. Kryeministri Vojsllav
Koshtunica nuk ngurronte të thoshte se ky nuk është prioriteti ynë. Por nga
fillimi i këtij viti kemi ndryshime: Në dhjetë javët e fundit janë paraqitur
në Hag njëmbëdhjetë serbë të Serbisë dhe serbë bosnjakë, që kërkoheshin për
krime lufte. Edhe për këtë Solana shprehu lavdata:
„Bashkëpunimi me Gjyqin ka qenë shumë i sukshesëshëm gjatë kohëve të fundit.
Shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe mëtutje, meqë ata e dinë se
sa është kjo me rëndësi nga pikëpamja e bashkësisë ndërkombëtare.“

Këtë e pati ndjerë edhe qeveria kroate: BE-ja shtyu para ca kohe bisedimet
për anëtarësim me Zagrebin, meqë gjenerali Ante Gotovina vazhdon të jetë në
arrati. Përkundër këtij „bashkëpunimit të ngushte“ të serbëve me Gjykaten e
Hagës tani na imponohet një paralele: Shefi i dikurshëm beogradas i Shtabit,
Nebojsha Pavkoviç gjendet në arrati. Për shkak të krimeve të luftës në
Kosovë ai kërkohet nga Haga. Me ndihmën e „shokëve të vjetër“ nga
ushtria mendohet që të jetë strehuar në Bosnjë. Argumenti, se përse nuk mund
të gjendet Pavkoviçi, nuk qëndron tashmë as sipas Ministrit të jashtëm Vuk Drashkoviç:
„Kush e mban përgjegjësinë? Policia dhe shërbimet e sigurisë! Sigurisht që
Ministria e Bujqesisë nuk mund të na tregojë se ku gjendet Pavkoviçi. Ta zëmë
se nuk dihet se ku ai gjendet, atëherë sherbimet sekrete duhet të kenë gisht në
këtë çeshtje. Dhe jo vetëm sa i përket Pavkoviçit.“
Edhe sa i përket ish -komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiçit
duhet të kenë gisht shërbimet e sigurimit. Një oficer serb, që ndërkohë ka
dezertuar, ka dëshmuar se Mlladiçi ka qëndruar gjatë vjeshtës se fundit në
një kazermë ushtarake në Beograd – si një mysafir i nderuar i ushtrisë, i
strehuar mirë, siç thuhej. Ministri i mbrojtjes Provosllav Daviniç pati deklaruar se këtë dëshmi e çmon si tepër serioze.

Nëse Komisoni Evropian merr vendim të martën, atëherë për Beogradin shumëçka
është në lojë. Publikimi i studimit qe shtyr dhe për askënd nuk është e lehte që të transmetojë sinjale të duhura.