1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241110 Klimaverhandlungen Cancun

25 Nëntor 2010

Para një viti u zhgënjyen të gjithë ata që nga samiti i Kopenhagës prisnin një marrëveshje serioze për ruajtjen e klimës. Nga samiti i në Cancun të Meksikës tani pritet më pak.

https://p.dw.com/p/QHnU
Ndryshimi i klimës - Vietnam
Ndryshimi i klimës - VietnamFotografi: DW-TV

„Nuk po duket se të gjitha problemet këtë vit mund të zgjidhen me një goditje, por do të veprojmë hap pas hapi. Nga Cancuni presim një varg masash për përmirësimin e marrëveshjeve ndërkombëtare“, u shpreh ministri gjerman për Mjedisin, Norbert Röttgen, pas takimit me shefen e OKB-së për klimën Christiana Figueres. Këta hapa janë marrëveshja për financimin e masave për ruajtjen e klimës, reduktimi i emetimit të gazrave të dëmshme dhe mbrojtja e maleve.

“Qeveritë duhet që të merren vesh në Cancun për teknologjitë e përbashkëta dhe ruajtjen e pyjeve. Duhet të jetë e mundur që të dakordohen edhe për financimin afatgjatë të një fondi për klimën. Në këtë drejtim ende ka pengesa të mëdha politike”, theksoi Christiana Figueres.

Dallimet e mëdha ekzistojnë mes njohurive shkencore dhe ofertave politike. Humnera mes të varfërve dhe të pasurve, vendeve industriale dhe në zhvillim është po ashtu e madhe. Por të gjitha vendet e kanë të qartë se ndryshimi i klimës po bëhet dhe të gjitha vendet janë të prekura. E dyta, të gjitha vendet duhet të angazhohen për arritjen e marrëveshjeve, sepse koha po kalon.

Janë hartuar ligje për mbrojtjen e klimës

Në nivelin kombëtar disa vende kanë shkuar shumë më larg se sa që shihet në negociatat ndërkombëtare, thotë Figueres.

Christiana Figueres, OKB
Christiana Figueres, OKBFotografi: picture-alliance/dpa

„Masat e miratuara në shumë vende japin shpresë. Gjithnjë e më shumë vende jo vetëm që e kuptojnë seriozisht nevojën e uljes së emisioneve të gazrave, por kanë hartuar edhe ligje për zbatimin e këtyre masave.“

Kina për shembull me planin e saj për 12 vitet e ardhshme parashikon uljen e emisioneve të gazrave të dëshme dhe përdorimin e energjive alternative. Edhe vendet më të vogla si Maledivet apo Kosta Rika kanë hartuar plane konkrete. Norbert Röttgen pohon se me planet më të reja mund të ndikohet edhe në rritjen ekonomike.

„Gjermania është numri një në teknologjinë ekologjike, që mundëson edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe përparësi në tregjet botërore. Ne mendojmë se kjo është një prej fushave më të mira për veprim politik. Ne nuk jemi ndonjë fuqi e madhe ushtarake e as ndërmjetësuesi më i madh në zonat e konflikteve. Por në këtë temë të madhe të ardhmërisë, Gjermania ka shumë mundësi veprimi dhe një përgjegjësi të madhe, të cilën duam ta marrim seriozisht. Në këtë mënyrë hapen për ne edhe mundësi ekonmike“, theksoi Röttgen.

Autor: Helle Jepessen/Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi