1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hap portat Paniri ndërkombëtar i Industrisë "Hanoveri 2004"

Klaus Feldkeller19 Prill 2004

Deri të shtunën me 24 prill rreth 5000 pjesëmarrës nga më tepër se 60 vende të ndryshme të botës do të prezantojnë prodhimet e tyre teknologjike

https://p.dw.com/p/Ar6r
Kancelari Shrëder në hapje të Panairit të Industrisë në Hanover
Kancelari Shrëder në hapje të Panairit të Industrisë në HanoverFotografi: AP


Të paktën në fushën e prodhimit të makinerive dhe pajisjeve gjermane optimizmi është në rritje. Për herë të parë shoqata ka prezantuar shifrat mbarëevropiane. Sipas tyre mbi 21 sipërmarrje kanë të punësuar rreth 23 milionë njerëz. Pjesa e të punësuarëve në sektorin e makinerisë sillet tek 40 përqindshi. Gjermania me këtë është vendi prijës në Evropë - para Italisë me 19 përqind. Një shkak për klimën pozitive është edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian në lindje ku kjo fushë ka vite që është e pranishme me profitet e saj. Dhe jo vetëm në eksport por edhe në importimin e pjesëve rezervë si përshembull nga Çekia. Presidenti i Shoqatës për investime industriale Dieter Klingelnberg thotë se: "Parashikimet teknike dhe tekonologjike për të ardhmen e fushës sonë janë të shkëlqyeshme. Dhe poashtu të dhënat për zhvillimin ekonomik së fundi ishin pozitive. Në tre muajt e fundit për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kërkesat janë shtuar për 15 përqind. Kjo nuk është kushedi se çka por megjithatë ne llogarisim këtë vit me një shtim të prodhimtarisë prej 2 përqind" sqaroi Klingelnberg.


Një rritje ekonomike prej dy përqind për ekonominë e përgjithshme popullore në Gjermani sipas pikëpamjeve të Shoqatës federale të Industrisë Gjermane nuk është më e arritshme këtë vit. Edhe pse ky vit do të jetë më i mirë se viti 2003 prapëseprapë nuk mund të pritet më shumë se një rritje prej 1,5 përqind, tha presidenti i Shoqatës së Industrisë Gjermane Mihael Rogovski.


Ndërkohë përkundër zhvillimeve pozitive në industrinë e makinerisë dhe pajisjeve gjermane ka vazhduar mbyllja e vendeve të punës. Në këtë sektor vazhdohet të kërkohen ixhinierë por të largohen nga puna puntorët e thjeshtë. Presidenti i Shoqatës për investime industriale Dieter Klingelnberg: "Rreth 140 mijë inxhinierë dhe ekspertë të informatikës ishin të punësuar në fund të vitit 2003 në sektorin tonë. Përkundër rënjes së përgjithshme të numrit të të punësuarëve në industrinë e makinerisë numri i inxhinierëve në krahasim me vitin 2001 është shtuar për 9000. Ky zhvillim të cilin ka vite që po e vëzhgojmë me vëmendje do të vazhdoj. Gjysma e ndërrmarrjeve për prodhime të makinerisë pret që deri në vitin 2009 të shtohet numri i inxinierëve në ndërrmarrjet e tyre" , sqaron Klingelnberg.