1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hapat e parë të decentralizimit të pushteteve në Maqedoni

Fatos Musliu /Shkup5 Dhjetor 2008

Edhe pse autoritetet lokale flasin për mëvetsim nga pushteti qëndror ne disa segmente të shoqërisë, decentralizimi vlerësohet me ngecje.

https://p.dw.com/p/G9sa
Fshati Aracinovo në Maqedoni
Fshati Aracinovo në MaqedoniFotografi: Petr Stojanovski

Decentralizimi në Maqedoni ka arritur gjatë këtij viti reforma pozitive në lëme të ndryshme. Në Komunën e Çairit janë të dukshme rezultatet në sferën e arsimit, decentralizimit fiskal si dhe menaxhimit me resurset njerëzore, thotë këshilltari komunal, Musa Zuka. “ Komuna Çair shijoi në këtë proces rezultatet e para meqenëse filloi procesi i menaxhimit sidomos me arsimin, në sferën fiskale monetare, me të cilën realizohet taksa komunale, që më pas ato mjete financiare të shërbejnë për investime të reja në komunë,” thotë Musa Zuka .

Qytetarët bëhen pjesë e vendimarrjeve në Komuna

Ideja kryesore për realizimin e procesit të decentralizimit të pushtetit është thellimi i proceseve demokratike, që nënkupton përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimarrjes. ‘Nëpërmjet programeve të ndryshme bëjmë pranimin e ofertave të qytetarëve, përfillim mendimin e qytetareve në përmirësimin e infrastrukturës në veçanti kur miratohen planet urbanistike, “ thotë Zuka. Për të pasur decentralizim të mirëfilltë duhet që pushteti qëndror të përzihet sa më pak në procesin e vendimarrjes në komuna. "Tendeca të tilla ka, por në të shumtën e rasteve vendimet nuk janë kontestuar nga pushteti qëndror, vlerëson këshilltari komunal, Musa Zuka.

Por, qytetarët nuk janë të kënaqur nga procesi i deritashëm i decentralizimit dhe thonë se duhet të bëhen përpjekje për thellimin e mëtutjeshëm të tij. “Decentralizimi nuk besoj që ka filluar të zbatohet sidomos në investimet në infrastruktur. Taksat nuk paguhen ende në njësitë lokale “.

“Nuk kam vlerësime pozitive, meqë punët ngecin. Proceset në Maqedoni karakterizohen me obstrukcione,” thonë qytetarët për procesin e decentralizimit të pushtetit qendror në atë lokal.

Duhet bërë shumë për decentralizimin

Shefi i misionit te OSBE-së në Maqedoni, ambasadori Xhorxho Radikati ka thënë se analizat tregojnë, se njësitë e vetëqeverisjes lokale duhet t`i përmirësojnë marrëdhëniet me pushtetin qendror. Ata duhet të shqyrtojnë së bashku çështjen e financimit të shërbimeve publike. Euroambasadori Ervan Fuere, akuzoi qeverinë se nuk punon për përfundimin e procesit të decentralizimit dhe injoron kryetarët e komunave nga radhët e opozitës.