1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hetime intensive të prokurorisë mbi vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka

Arben Muka13 Shtator 2008

Kërkohet ndihma e ekspertëve amerikanë nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve

https://p.dw.com/p/FHaL
Vendi i shpërthimit në GërdecFotografi: DW / Pandeli Pani

Prokuroria e Republikës njoftoi të shtunën pasdite se po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes së aksidentit të biznesmenit Kosta Trebicka. Hetuesit kanë bllokuar disa prova materiale që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe kanë pyetur dëshmitarë nga familja e të ndjerit dhe vendi ku u gjet viktima pa jëtë, ndërkohë që kanë realizuar dhe autopsinë. Disa kampionë nga autopia janë duke iu nënshtruar analizave laboratorike rezulatet e të cilave kur të përfundojnë do ti bëhen me dije publikut. Burime nga ekipi prej rreth 30 hetuesve dhe ekspertëve thonë se do të ketë dhe një autopsi të dytë.

Prokuroria e Republikës bëntë me dije në komunikatën e pasditë së të shtunës se ka kërkuar ndihmë pranë ambasadës amerikane në Tiranë për një ekip ekpertësh amerikanë me dijeni të posacme për ekzaminimin e cdo rrethane që ka lidhje me ngjarjen.

Prokuroria konfirmoi faktin se i ndjeri Trebicka ka qënë dëshmitar i tragjedisë së Gërdecit dhe cdo dëshmi e tij është administruar nga grupi hetimor. Porkurorët nuk kanë patur asnjëherë informacion për vënien në rrezik të jetës së Trebickës, si dhe nga ky i fundit nuk ka parashtruar asnjëherë ndonjë kërkesë se ndjehej i rrezikuar. Prokuroria e Republikës ka garantuar se menjëherë sa të përfundojnë hetimet ato do të bëhen publike për opinionin.

Gjatë ditës së shtunë vazhduan dhe pronocimet e subjekteve politike. Deputeti i mazhorancës dhe drejtuesi i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu tha se "duheshin pritur hetimet dhe pastaj të bëheshin deklarata dhe qëndrime për këtë ngjarje". Drejtuesi i lëvizjes G99 në opozitë, Erion Veliaj, fajësoi shtetin që sipas tij nuk arriti ta mbronte dëshmitarin kryesor të një cështje hetimore mjaft të rëndësishme.

Trupi i pajetë i Kosta Trebickës pritet ti dorëzohet familjes së tij në Tiranë brenda ditës së shtunë kur dhe të ketë përfunduar autopsia e dytë. Të dielën pritet që ai të përcillet nga familjarët dhe të afërmit për në banesën e fundit.