1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hillary Clinton në intervistë humori

25 Shtator 2016

Ajo nuk duhej të bënte këtë. "The Lady is not for joking", për ta thënë me një citat klasik - ajo nuk është hokatare. Hillary Clinton shkoi në spektaklin "Between Two Ferns" - një dështim?

https://p.dw.com/p/2QYAE
USA Hillary Clinton Zach Galifianakis
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/FunnyorDie.com

"BILD ose televizori" - kështu thoshte një kancelar gjerman dikur, e kur ai përmendej në gazetën bulevardeske apo dilte në televizion, puna kishte marrë fund. Gerhard Schröder e dinte se jo çdo gjë varet nga paraqitjet ceremoniale shtetërore. Ndërkohë për fushatën zgjedhore në SHBA është shpallur një batutë tjetër: "Është interneti, budalla". Kush nuk ndjek dot aty një linjë të qartë, me përmbajtje dhe i përmbajtur, si në twitter "@realdonaldtrump, ta harrojë fushatën zgjedhore.

Pra, vetë Hillary Clinton ose ndonjëra nga këshilltaret e saj ka thënë; Duhet të bëjmë diçka. Flokëshkalafituri na e ka kaluar, madje edhe në spektaklin "Late Night Host" të Jimmy Fallon lejon t'ia prekin flokët. Tani ndihmon vetëm Zach-u! Po kush është Zach?

Për ata që lexojnë gazeta mes përdoruesve tanë të internetit, duhet të sqarojmë: Zach Galifianakis është i njohur si "Alan-i" në komedinë "Hangover" dhe ndërkohë ai bën për kanalin e internetit "Funny or die" një talk-shou me titullin "Mes dy vazove të fierit". E klikuar disa milionë herë në YouTube, e parë në të gjithë botën, një gjë me finesë, nga një njeri që shtron pyetje të rafinuara.  Spektakli quhet i tillë sepse zhvillohet mes dy vazove me fier. Justin Bieber ka qenë i ftuar aty, Brad Pitt, Bruce Willis, Charlize Theron, e Barack Obama. 

Shaka në kurriz të saj

Nëse Obama u paraqit shumë mirë, duke e gozhduar me fjalë pas murit moderatorin Zach, Hillary Clinton qëndron e ulur duke pranuar që të bëhen shaka në kurriz të saj. Një breshëri pyetjesh për kandidaten demokrate, por për fat të keq, shkruesit e teksteve të saj nuk kishin parashikuar në përgjigje asgjë që të mbante pak erë humori. Ata që e kanë dhënë OK- për tekstin duhet t'ia kenë dhënë vrapit në momentin, kur ajo thotë "I really regret doing this"- vërtet jam e penduar që e bëj këtë. A mund të quhet kjo fjali humor? Kush e ka dhënë OK për këtë pjesë në kampin e Clintonit, pushohet nga puna. youtube:

Të qeshura? Më mirë jo

Pasi kaluan gati dy të tretat e videos transmentohet një clip-publicitar i Donald Trump. Më parë Zachu e ka pyetur kandidaten, si femra e parë  që mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, se çfarë do të ndodhte nëse ajo mbetet shtatzënë. Clinton i ofron moderatorit disa letra, që ai të informohet për një rast të tillë. Pauzë e shkurtër. Të qeshura? Jo...

Megjithatë videoja në YouTube rekomandohet për t'u parë, sepse Galifianakis është një mjeshtër i "timing" i gjetjes së momentit të duhur. Kështu ai bën një pauzë të mrekullueshme në prezantimin e të ftuares së tij - Hillary.......Clinton. Pauza mes dy fjalëve - dy sekonda, tre do të ishin shumë. Në fund Zach heq dorë si një boksier që nuk e di nëse do duhet ta godasë k.o rivalin që në raundin e dytë apo në fund. Galifianakis pret fundin, dhe përshëndetjen e largimit e fillon me një gënjeshtër: "Well, e gjitha ishte shumë dëfryese zonja Clinton", dhe më pas të shtojë "duhet të mbetemi në kontakt, cila është mënyra më e mirë për t'iu gjetur ju - Email"? (Ironia është mëse e qartë për shkak të aferës së Clintonit me emailet, shën.red.)

Citati "The lady ist not for joking"- është një perifrazim i Margaret Thatcherit, që duket të ketë thënë: "The lady ist not for turning"