1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kartëmonedha fantazmë

Manuela Kasper-Claridge6 Nëntor 2014

Një vizitë në selinë berlineze të KfW fsheh të papritura. Në bodrumin e saj gjendet një thesar i historisë së re gjermano-gjermane, i cili e sheh dritën e diellit vetëm tani.

https://p.dw.com/p/1Di5y
Fotografi: KfW

Nuk ndjehej edhe aq mirë kur kaloi në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Frankfurtit me qesen e madhe të letrës të mbushur plor me kartmonedha. Lysann Goldbach qesh kur tregon historinë. Një milionë kartmonedha - personeli i aeroportit dyshoi kontrabandë parash. 36-vjeçarja u përpoq të jepte shpjegime, por e panë me skepticizëm. Vetëm pasi aty erdhi një punonjëse pak më e vjetër e sigurisë, i besuan. "Po këto janë marka të RDGJ", konfirmoi punonjësja. Pra jo dyshimë për kontrabandë.

Goldbach punon në bankën shtetërore KfW, e cila më parë quhej Instituti i Kredisë për Rindërtim. Ajo është drejtoreshë e arkivit historik të koncernit. Aty bëjnë pjesë edhe trashëgimitë e ish-bankës shtetërore të RDGJ. Ajo kishte në thesar kartmonedha të sapo prodhuara me prerje 200 dhe 500 marka. Në qarkullim këto kartmonedha nuk u hodhën kurrë. Një kartmonedhë që vlen sa rroga e një muaji ishte për drejtuesit në RDGJ e papërshtashme. Në mënyrë të papritur këto kartmonedha u shfaqën pas rënies së Murit në vende të ndryshme në Gjermani. Nga vinin? Duhej të ishin vjedhur.

Deutschland Wirtschaft Banken KfW Lysann Goldbach
Lysann GoldbachFotografi: KfW

Kartmonedha me prerje të mëdha, një vend i fshehtë në tokë dhe një vjedhje?

Frankfurt mbi Oder është një nga vendet ku policia sekuestroi marka të RDGJ me prerje 200 dhe 500 marka. Kartmonedhat iu dorëzuan KfW-së nga prokuroria. Kartmonedhat e RDGJ mund të kishin depërtuar në treg si pasojë e një "vjedhjeje", është e bindur Lysann Goldbach. Hollësitë nuk i di, thekson ajo, por u gëzua shumë për karmonedhat krejt të reja.

Të gjitha kartmonedhat e RDGJ ishin depozituar në dy galeri gurësh ranorë pranë Halberstadt si pasojë e bashkimit monetar në vitet 1990 dhe 1991. Atje duhej të kalbeshin. Përmes shkrirjes me bankën shtetërore, KfW në 1994 u bë pronare e parave dhe mendonte se ato ishin në vend të sigurt. Por më pas vazhdimisht shfaqeshin kartmonedha që në të vërtetë nuk duhej të ekzistonin. Hajdutë kishin arritur të hynin në galeri. Për këtë arsye në një aksion të komplikuar KfW i nxorri nga galeritë kartmonedhat dhe i asgjesoi plotësisht. Të paktën kështu besonte. Por ende vazhdojnë të shfaqen kartmonedha të RDGJ me prerje 200 dhe 500 marka. P.sh. në Frankfurt. Siç thuhet tregtarët paguajnë 15 euro për një kartmonedhë.

Deutschland Wirtschaft Banken KfW Banknoten Mark der DDR
Marka të RDGJFotografi: KfW

Milionët nga RDGJ të sekuestruar në Frankfurt kaluan direkt në arkiv. Tani kartmonedhat janë depozituar përsëri në thesar në Berlin në "një nga vendet më të bukura të kryeqytetit", thotë drejtoresha e arkivit të KfW. "Mund të mburremi pak me vendndodhjen tonë."

Wall Street i Gjermanisë

Në afërsi të bulevardit "Unter den Linden", në Charlottenstraße, direkt në Gendarmenmarkt, grupi bankar KfW ka selinë e tij në Berlin. Dikur këtu ndodhej Wall Street i Gjermanisë. Më shumë se 170 banka numëroheshin në 1914 në perimetër të ngushtë. Ndërtesa më impozante ishte megjithatë selia e Shoqërisë Tregtare të Berlinit, projektuar nga arkitekti Alfred Messel dhe që drejtohej nga bankieri Carl Fürstenberg.

Banknoten und Münzen aus der DDR
Kartmonedha dhe monedha të RDGJFotografi: KfW

Atëherë ai merrte pjesë në 40 këshilla mbikqyrës, nga Siemens deri tek AEG. Fürstenberg nuk kursente për asgjë dhe vetëm për pjesën e dytë të ndërtesës shpenzoi 2,6 milionë marka të Rajhut. Pasi përfundoi në 1900 ajo u pasua nga ndërtesa të tjera. Në 1933 Fürstenberg dhe familja e tij u detyruan të largoheshin për shkak të nazistëve. Në Luftën e Dytë Botërore ndërtesa u shkatërrua pjesërisht. Në 1945 erdhi Ushtria e Kuqe dhe sekuestroi gjithçka. Më vonë këtu u vendos banka e shtetit e RDGJ. Ajo ishte përgjegjëse për emetimin e kartmonedhave dhe varej direkt nga qeveria.

Një makinë e ndërtuar me monedha të RDGJ

Në thesar gjenden ende sot projekte të kartmonedhave të RDGJ. Goldbach tregon skica të cilat nuk u zbatuan kurrë pasi në 1990 u bë bashkimi i dy shteteve gjermane dhe marka gjermanoperëndimore u bë mjeti i vetëm i pagesës për gjithë Gjermaninë.

DDR-Staatsbank
Banka shtetërore e RDGJFotografi: KfW

"Pa shihni këtu, këto monedha alumini iu shitën industrisë së automjeteve, u shkrinë dhe u ricikluan. Ka të ngjarë që pjesë automobilësh të jenë prodhuar nga monedha të vjetra të RDGJ."

Koreanët duan të dinë më shumë

Ndërkohë KfW numëron rreth 250 kërkesa për arkivin në vit. Në jubileun e 25-të të rënies së Murit kërkesat janë shtuar shumë. Veçanërisht shpesh vijnë vizitorë nga Korea. "Si u bë atëherë bashkimi monetar?", duan të dinë ata dhe habitemnme gjendjen e mirë të kartmonedhave. Në fund të gjithë dëshërojnë një vizitë në ndërtesë. Grupi bankar KfW e ka rikonstruktuar ndërtesën me shumë investim.

Martina Köchling, drejtoreshë sektori në KfW dhe ish drejtuese e sekretariatit të bordit drejtues në Berlin kujton me krenari: "KfW në kuadër të shkrirjes me bankën shtetërore të Berlinit tregoi përgjegjësi si për punonjësit ashtu edhe për ndërtesën me rëndësi arkitektonike në zemër të Berlinit." Të gjithë punonjësit e bankës shtetërore u punësuan në KfW dhe ndërtesa me mbrojtje si monument u rinovua në mënyrë të përshtatshme.

Rënia e Murit

Kështu ruhet historia e ndërtesës historike. Specialistja e arkivit ka studiuar në Potsdam dhe është e apasionuar pas historisë së ekonomisë. Në 9. nëntor 1989 ajo ishte 11 vjeç. Si e ka përjetuar ajo rënien e Murit? "Ne ishim në klasë ditën pas rënies së Murit. Të gjithë të tjerët e kishin parë pjesën perëndimore. Unë jo se prindërit e mi donin fillimisht të shkonin të shihnin vetë. Kjo u dukej më e sigurt" tregon ajo dhe qesh. Puna e saj duket se i jep shumë kënaqësi. Në fund i merr kartmonedhat 200 dhe 500 marka dhe i vendos sërish në qesen prej letre përpara se t'i mbyllë në kasafortë. Thesaret e kohës së RDGJ janë tek ajo në duar të sigurta