1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historia e minierave gjermane të qymyrit

14 Dhjetor 2018

Mbas më shumë se 150 vjet pezullohet nxjerrja industriale e qymyrit në Gjermani. Më 21 dhjetor në minierën Prosper-Haniel në Bottrop do të nxirret për herë të fundit "ari i zi".

https://p.dw.com/p/3A5JL
Deutschland Steinkohlebergbau Danke Kumpel in Bottrop
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Seidel

Turni i fundit

Festa e Krishtlindjeve këtë vit do jetë e trishtueshme për njerëzit në Bottrop, sidomos për djemtë e fundit që punojnë në minierat e qymyrgurit dhe familjet e tyre: Tre ditë para Krishtlinjeve miniera e qymyrgurit në Prosper Haniel do të jetë miniera e fundit, që ndalon so prodhuari qymyrguri në Gjermani. Në praninë e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, do të nxirret vagoni i fundit me "arin e zi".

Tetraherdi

Jo larg nga Prosper-Haniel ndodhet Tetraherdi, siç e quajnë në zonën e Ruhrit, piramidën trekëndëshe. Ai ndodhet mbi një kodër dhe ofron vështrim të largt mbi zonën e Ruhrit. Kodra është po ashtu me material që nxirret bashkë me qymyrin, i cili nuk përpunohet. Gur i shurdhët, e quajë minatorët.

Bildergalerie Sonnenuntergang in Deutschland
TetraherdiFotografi: picture-alliance/dpa/S. Ziese

Ari i zi

Qymyrguri nxirret fillimisht dhe lihet "për ditë të tëra" të ruhet, si këtu në këtë kullë në Prosper-Haniel. Zakonisht qymyri dërgohet me tren në portin më të afërt. Nga andej transportohen në anije dhe pjesa më e madhe dërgohet matanë oqeanit. Qymyrguri gjerman ka qenë kërkuar në gjithë botën për kualitetin e tij, sa kohë që çmimi nuk ishte shumë i lartë.

Krenari dhe të bashkuar 

Puna në miniera jo vetëm që ka qenë e paguar mirë, por minatorët gëzonin nam të mirë. Puna e pistë, e lodhshme dhe e rrezikshme i ka pas bashkuar minatorët me njëri tjetrin. Deri në ditët e sotme të gjithë djemtë këtu në minierën e Prosper-Hanielit, thonë, se ndihma ndaj njeri tjetrit dhe shoqëria është një nga arsyet pse ata janë krenarë për profesionin e tyre.

Deutschland Zeche Prosper-Haniel in Bottrop
Miniera e qymyrit Prosper-Haniel in Bottrop Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Weihrauch

Puna dhe banesa

Punëdhënësit kanë ngritur direkt me minierën një koloni banesash për minatorët. Në kopshte ata shpesh mbajnë pula dhe derra, dhe kishin një vend për këmbimin e letrave nga pëllumbët. Ndërkohë shtëpitë e kolonisë janë shumë të preferuara. Nëse dy gjysmështëpitë kthehen në një banesë, atëherë ato ofrojnë shumë vend dhe një kopësht në qytet nuk mund të mos vlerësohet.

Integrimi para qymyrit

Në minierë nuk kanë punuar vetëm gjermanë: Ka shumë mundësi që disa nga këta minatorët (fotografia është e vitit 1880), të kenë ardhur nga Polonia. Punë kishte shumë dhe kërkoheshin punëtorë. Minatorët polake dhe pasardhësit e tyre janë pjesë e këtij vendi, që prej 150 vjetësh. Emrat e kthyer në të zakonshëm si Kuzorra, Libuda, Niepieklo, Koslowski dhe Urban e tregojnë këtë.

Pas turnit: Në stadium!

Ruhrgebiet Bergbau
Shtëpi tipike në koloninë e minatorëveFotografi: picture-alliance/dpa/Schulte

Ndjenja e bashkimit nxitet kryesisht në stadium. Këtu lojtari i Shalkes, Willi Koslowski u pengua të bënte gol. Loja u zhvillua në Gelsenkirshen. Stadiumet janë të mëdha, lojtarët fitojnë shumë, por identifikimi me triblimet e topit ka mbetur i pandryshuar. Futbolli dhe qymyri janë bashkë pjesë të programit.

Shokë nga Anadolli

Mbas luftës kolegëve nga Silesia dhe Masuria iu shtuan gastarbeiter nga Europa Juglindore dhe nga Turqia. Këta këtu sapo kanë ardhur dhe nuk e dinë çfarë i pret. Pjesa më e madhe e tyre patën ardhur dhe mbetën këtu. Këtë e kupton në jetën e përditshme: Emrat si Mehmet dhe Mustafa i dëgjon në zonën e Ruhrit në çdo qoshe.

Türkische Gastarbeiter treffen in Deutschland ein
Gastarbeiter nga TurqiaFotografi: picture-alliance/dpa

Aksidenti i minierës në Lengede 

"Para qymyrit është e zeza", thonë minatorët dhe mendojnë vërtet kështu: Aty ku është errësirë, ku nuk mund të shihet, duhet të mbështetesh plotësisht tek kolegët. Kur ndodhin fatkeqësi shihet sa e rëndësishme është kjo. Si më 1963, kur në minierën "Mathilde" në Lengede humbën jetën 29 minatorë. Ata që mbijetuan ia dinë për nder shokëve dhe ndihmës midis njeri tjetrit.

Shenjat e para

Në vitet 50 dhe 60-të nxjerrja e qymyrit këtu lulëzonte. Megjithatë mund të dalloheshin shenjat e para për vdekjen e minierave. Qymyri që nxirrej nga sipërfaqe jo të thella, duhej gërrmuar nga thellësi gjithnjë e më të mëdha, deri në 1500 metra. Kjo është e kushtueshme, shumë e kushtueshme. Shumë shpejt qymyri gjerman nuk mund të përballonte konkurencën në arenën ndërkombëtare.

Pas qymyrit erdhi vetmia

Minatorët filluan po ashtu të ndienin krizën. Numri i tyre ra gjithnjë e më shumë. Pa marrë të rinj në punë, gjithnjë e më shumë minatorë humbën vendin e punës. Gjithsej ndryshimi strukturor në zonën e Ruhrit i kushtoi vendin e punës 1 milionë vetëve. Tani mund të bëhen fotografime edhe gjatë ditës, megjithatë puna mbeti e rrezikshme dhe e pistë.

Deutschland Steinkohlebergbau Bergmann auf der Zeche Prosper Haniel
Gjithnjë e më pak punëtorë në minierëFotografi: picture-alliance/dpa/O. Berg

Ndotja e ambientit 

Zona e Ruhrit ka qenë për dekada e famshme për ajrin e keq. Sidomos në Kokereien, në Oberhausen teshat e lara thaheshin të nderura në tel duke marrë një cipë pisllëku. Kjo ishte pasojë e ekonomisë së qymyrit, e cila nuk i mungon kërkujt këtu.

Ujëra të zeza të hapura

Një pasojë tjetër e minierës po ashtu nuk do mungojë. Për shkak të shumë tuneleve dhe gropave në pjesë të zonës së Ruhrit nuk mund të instaloheshin kanalizime të ujërave të zeza. Kështu që nga kjo pamje idilike e degës së lumit Emsher u khye një lum gjigand i mbushur me ujëra të zeza që vinin erë të keqe ditë dhe natë.

Dëmtimet e natyrës

Edhe nëse nxjerrja e qymyrit tani do të bllokohet, në jetën e njerëzve të Ruhrit dhe Emsherit ajo do vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm. Sepse gjithnjë e më shumë toka dhe shtëpitë, rrugët dhe linja e metrosë dëmtohen nga dëmtimet e minierave. Ato ndodhin kur kanalet e nëndheshme pësojnë kolaps. Sepse aty ku më parë ka pasur qymyr, ka tani vetëm ajër.

Deutschland Ruhrgebiet - Bergbauschäden - Autobahnsperrung A40 bei Essen
Dëmtime të natyrës në zonën e RuhritFotografi: Imago/J. Tack

Detyra që nuk mund të bëhen kurrë 

Në 150 vitet e fundit zona e Ruhrit ka rënë me 25 metra. Nëse gërrmimet do liheshin siç janë atëherë ujërat nëntokësore do të dilnin sërish dhe do e kthenin zonën ku jetojnë 5 milionë vetë në një liqen të madh. Kështu që ujërat duhen tërhequr me pompë. Vazhdimisht. Prandaj në Ruhr flitet për "ngarkesa të përjetshme".

Çfarë mbetet nga minierat e qymyrit? 

Do të shohim sa gjatë do të jetojnë kori dhe kapela Bergmann. Kullat e nxjerrjes së qymyit janë prishur, deponitë e mbeturinave janë mbjellë me bimë. Shumë momumente industriale do kthehen në parqe për kohën e lirë. E pashembullt është miniera Zollverein në Esen, që është kthyer në trashëgimi botërore të UNESCO-s.

Industrie-Kultur
Zollverein Industri dhe kulturëFotografi: Guntram Walter