1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historiani anglez Jan Kershau mbi reagimet në Angli për Jozef Ratcinger, papa Benedikti i XVI

25 Prill 2005

Shtypi gjerman, kryesisht gazeta "Bild", tematizon kritikat që disa gazeta bulevardeske angleze kanë bërë me rastin e zgjedhjes së kardinalit Jozef Ratcinger si papë. Si shkas të kritikave të tyre këto të fundit kanë marrë të kaluarën e Jozef Ratcinger në kohën e nazizmit. Ratcinger, si i ri bënte pjesë në organizatën e të rinjve të Hitlerit. Për gazetën "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung", historiani Jan Kershau sqaron diskutimin aktual në Angli

https://p.dw.com/p/ArPc
Papa, Benedikti i XVI
Papa, Benedikti i XVIFotografi: dpa


Kur si papë u zgjodh kardinali Jozef Ratcinger, gazeta e njohur gjermane "Bild" shkroi me entuziazëm "Ne jemi papa", madje ajo kritikoi që papa i ri, Benedikti i XVI në asnjë vend të botës nuk kritikohet aq shumë se sa në Gjermani. Madje "Bild" reagoi ndaj komenteve të disa gazetave në Britaninë e Madhe se ato ndezin opinionin dhe vënë jo me të drejtë dhe më tepër se sa duhet të kaluarën e tij në kohën e Hitlerit.
Historiani anglez Jan Kershau në ndryshim nga mediat gjermane nuk mendon se në Angli është ndezur një debat mbi të kaluarën naziste të kardinalit të mëparshëm Jozef Ratcinger, papa Benedikti i XVI. Për gazetën "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" ai shprehet, se duhet bërë dallimi mes shtypit bulevardesk dhe gazetave serioze. Në gazetat më serioze në Angli është raportuar në mënyrë të përgjegjshme mbi papën e ri. Historiani Kershau thekson, se ai madje vetë ka lexuar artikuj të bazuar mbi fakte, ku është folur për anëtarësinë e Ratcinger tek të rinjtë e Hitlerit, por që në të njëjtën kohë kanë theksuar edhe botëkuptimin antinazist të Ratcinger:
Citat: "Në rast se Ratcinger është mjaft i diskutueshëm në Angli, kjo është jo për shkak të së kaluarës së tij naziste, por për shkak të konservatorizmit të tij dhe ortodoksisë së tij në teologji."
Kershau shprehet për "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" se për atë janë absurde disa paragjykimet dhe antipatia ndaj Gjermanisë aktuale dhe qytetarëve të saj, por ky qëndrim nuk është i mbështetur nga shtresat e kulturuara dhe intelektualët anglezë, përfundon historiani anglez Jan Kershau.