1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hizbollah shpall luftë të hapur

Bettina Marx15 Korrik 2006

Sulmohet një anije ushtarake izraelite

https://p.dw.com/p/AqpC
Flota ajrore izraelite vazhdon sulmet kundër hizbollahut në Bejrut
Flota ajrore izraelite vazhdon sulmet kundër hizbollahut në BejrutFotografi: AP

Lideri i Hizollahut, Nasrallah e ka kërcënuar Izrealin me luftë të hapur pasi të premten ushtria izraelite shkatërroi selitë qëndrore të organizatës radikale islamiste në Bejrut. Izraeli i ka vazhduar sulmet kundër Libanit ndërkohë që Hizbollahu ka goditur sërish me raketa Katjusha ngulimet izraelite dhe ka vrarë shumë vetë.

Të premten ende nuk kishte perënduar dielli kur Izraeli sulmoi selinë qëndrore të Hisbollave në Bejrut. Pamjet e shpërthimeve u transmetuan nga kanalet televizive arabe live. Edhe tre kanale izraelite transmetuan pa ndërpreje zhvillimin e sulmeve. Vetëm pak pas sulmeve shefi i përgjithshëm i shtabit izraelit Dan Haluz doli përpara shtypit dhe njoftoi sulme të tjera: "Rreth 20 minuta më parë u sulmuan objektiva në qendër të lagjes shiite të Bejrutit. Objektivat gjenden përreth selisë qëndrore të Hizbollave. Kjo lagje është e madhe dhe ne jemi në gjendje dhe kemi në plan të sulmojmë qendra të tjera përsa kohë është e nevojshme për të bërë të qartë që shteti i Izraelit nuk mund të jetojë më me një realitet të tillë ku kundër tij hidhen vazhdimisht raketa."

Por edhe Hizbollah nuk priti për t'u kundërpërgjigjur. Më pak se gjysmë ore pas bombardimeve në Bejrut ata goditën sërish me raketa katjusha lokalitete izraelite. Pasojat ishin fatale. Në fshatin e vogël Meron një nga raketat vrau një gjyshe dhe nipin e saj.

Edhe në qytetin bregdetar Naharia kanë vazhduar sulmet me raketa. Pjesa më e madhe në veri të Izraelit që nuk janë larguar ende nga zona po kalojnë natën e tretë me rradhë në bunkerë dhe bodrume për mbrojtje anti ajrore. Ndërkohë edhe në jug të vendit po konsiderohet mundësia e përgatitjes së bodrumeve të tillë. Pas sulmeve të flotës ajrore izraelite egziston frika e akteve hakmarrëse të milicisë shiite e cila mendohet se disponon edhe raketa me rreze të mesme veprimi. Shefi i përgjithshëm i shtabit Haluz konfirmoi se ka arsye për shqetësim: "Hizbollahu ka raketa me rreze të gjatë veprimi dhe kjo nuk është sekret. Këtë e dimë prej kohësh. Deri sot ata kanë goditur vetëm me raketa me rreze veprimi prej 30 kilometrash, por kanë edhe raketa që arrijnë një rreze prej 70 kilometrash dhe më të gjatë. Nuk e di se kur do t'i përdorin ato por mund të them se ne jemi të përgatitur për përdorimin e tyre. Fakti që ata kanë raketa të tilla nuk mund të na paralizojë përjetësisht edhe pse është është diçka e rëndë."

Shefi i Hisbollahut Nasrallah i cili i shpëtoi sulmeve në Bejrut u betua se do të marrë hak dhe i shpalli Izraelit luftë të hapur. Armët e Hizbollahut arrijnë deri në thellësi të Izraelit dhe mund të godasin edhe objektiva në jug të Haifës tha ai në intervistë me telefon për kanalin televiziv arab Al Manar: "Të papriturat që ju kam premtuar do të fillojnë tani. Në këtë çast në det të hapur përpara bregut të Bejrutit mund të shihni të përpirë nga flakët një anije luftarake izraelite që ka shkatërruar infrastrukturën dhe shtëpitë e qytetarëve tanë."

Milicët Hizbollah goditën gjatë natës një anije luftarake izraelite duke e dëmtuar atë rëndë. Si pasojë njoftohet për dy ushtarë të vdekur dhe dy të humbur. Anija me 80 ushtarë në bord u godit nga një varkë e ngarkuar me lëndë shpërthyese e cila komandohej në distancë. Anija u përfshi nga flakët dhe ende duke u djegur u rimorkua në portin e Haifës. Veç kësaj viktimë e sulmeve ka qenë edhe një anije tregtare egjiptiane e cila mesa duket është goditur gabimisht nga një raketë.