1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Horst Köhler zgjidhet pasardhës i Johannes Raut

Marsel Fürstenau24 Maj 2004

Të kapërcejmë frikën dhe të forcojmë fuqinë e lirisë

https://p.dw.com/p/Ar6Z
Fotografi: AP

Horst Këhler do të jetë presidenti i Gjermanisë, pasardhës i Johanes Raut. Drejtori i mëparshem i FMN-së u zgjodh të dielen president nga asambleja federale në ndertesen e parlamentit në Berlin. Ai nis nga detyra me 1 korrik. Asambleja parlamentare përbehet nga deputete te parlamentit dhe përfaqësues te 16 landeve gjermane. Me këtë përberje përfaqësohet ndertimi federal i shtetit. Formalisht presidenti mbulon postin më të lartë në shtet, nga ana faktike ai është vetem prezantues i Gjermanisë. Pushtet politik në kuptimin e vertetë ai nuk ka.
Kaq shpejt nuk është zgjedhur asnjë president gjerman. Vetëm 90 minuta kaluan mes thirrjes drejtuar 1 204 zgjedhesve, numërimit dhe shpalljes së rezultatit. 604 vota për Horst Këhlerin dhe kështu u sigurua shumica absolute që në raundin e parë. Një votë më teper nga ç´nevojitej. Gesine Schwan kandidatja tjetër mori vetem 589 vota.
Kryetari i ri i shtetit, i cili do të bëjë betimin me 1 korrik nuk u zgjodh nga të gjithë krist dhe socialdemokratet si dhe liberalet me të drejtë vote. Horst Këhler drejtori i dikurshem i FMN-së ishte kandidati i tyre. Profesoresha e politikës e propozuar nga socialdemokratët dhe të gjelbrit Gesine Schwan ka fituar nga ana tjetër sic duket vota edhe nga kampi opozitar. Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes Horst Këhler falenderoi për besimin që i është dhënë dhe bëri të njëjtin premtim si dhe paraardhësi i tij Johannes Rau, i cili para pesë vjeteve iu drejtua edhe atyre që nuk kanë pasaportë gjermane.

"Unë dua të jem president i të gjithë gjermanëve dhe president i të gjithë njerëzve që jetojnë këtu."

Të gjithë presin tha Këhler që unë të flas edhe për reforma. Të cilat ai i konsideron të nevojshme në fushen sociale dhe ekonomike. Ai është i mendimit se shumë gjera në Gjermani ecin ngadalë. Me hollësi presidenti i ardhshem iu kushtua temës së globalizimit.

"Nqs gjejmë rrugën e vertetë, atëhere edhe Gjermania mund të përfitojë shumë nga globalizimi. Por ne duhet të punojmë shumë që globalizimi t´u sherbejë edhe të varferve të kesaj bote. Kjo mund të arrihet nqs vendet e industrializuara nder ta edhe Gjermania ta ndryshojnë qendrimin e tyre dhe në rradhë të parë të hapin tregjet edhe për vendet në zhvillim."

Frikërat duhen kapercyer dhe fuqia e lirisë duhet forcuar. Besimi tek e ardhmja është i domosdoshem. Kjo vihet re në rradhë të parë me fëmijet, të cilët janë shumë pak në Gjermani.

"Fëmijet do të thonë kuriozitet, kreativitet dhe besim i fortë. Fëmijet janë ura tek bota e së nesermes. Ne të gjithë duhet të përpiqemi, të bëhemi një shoqëri që e do familjen dhe fëmijet."

Me gjithë fjalët kritike Horst Këhler i cili me 1 korrik do të bejë betimin si president, shprehu besimin se Gjermania ka forcë të ndryshojë.

Megjithëse nuk e arriti qëllimin kandidatja e qeverisë, e cila humbi në votim tha se është e kenaqur me rezultatin. Gesine Schwan tha se gëzohet që shumë nuk e kanë lënë veten të instrumentalizohen. Ajo u shpreh keshtu duke patur parasysh votat që politikanet e kampit kundershtar unionit kristiandemokrate kristiansocial dhe liberale i dhanë asaj. Kritike ishte kandidatja e kampit qeveritar socialdemokrat dhe të gjelber ndaj interpretimit, se zgjedhja e Këhlerit është një sinjal për shumicat e tjera politike në vend, siç e shohin këtë çështje pjeserisht politikanët e opozitës. Gesine Schwan kritikoi indirekt edhe fituesin Horst Këhler.

"Nuk mund ta lë pa thënë, se deviza e propaganduar se zgjedhja e presidentit gjerman është votë kunder një kampi të caktuar politik, më duket në kundershtim me kushtetutën dhe e papërgjegjshme. Unë do ta kisha kundershtuar që pala ime të kishte thënë një gjë të tillë."
Kryetarja e unionit kristian demokrat Angela Merkel tha se me zgjedhjen e kandidatit të saj e ka arritur qëllimin. Këhler do të japë një kontribut, që Gjermania të shkojë përpara. Kryetari i partisë liberale, Guido Westerwelle, i cili para disa muajsh ra dakord me Merkelin për kandidatin Këhler tha se Gjermania ka nevojë për një president që e di se kompetenca ekonomike shkon bashke me vetedijen sociale. Edhe kryetari i partisë socialdemokrate Franz Müntefering u shpreh në mënyrë pozitive. Kerkesën e Këhlerit për më shumë reforma dhe besim ai mund ta mbështesë.